Mësymja e përgjithshme partizane 1944
Mësymja e përgjithshme partizane 1944
Më 14 qershor Shtabi i Përgjithshëm lëshoi një urdhër dite drejtuar gjithë forcave të UNÇSH për të filluar kundërmësymjen me goditje të rrufeshme në të gjitha drejtimet, për të shkatërruar forcat e gjalla, për të prishur prapavijat e armikut dhe rrugët e komunikacionit të tij, për ta ndjekur këmba këmbës duke djegur kazerma, depo, etj, duke mos e lënë asnjë çast armikun tëpushojnë dhe të rigrumbullohet. “... Sulmi juaj i rrufeshëm, - thuhet në këtë urdhër, - duhet të ndalet brenda në qytete, të cilat i çlironi menjëherë dhe përgjithmonë.”*
*Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm, Nr.184, f.439.
Kundërmësymja filloi nga të gjitha forcat e ushtrisë partizane. Mësymja e përgjithshme filloi me kalimin e Shkumbinit nga forcat e Divizionit I Sulmues, më 26 qershor 1944, në tri drejtime: Mokër - Librazhd - Gollobordë, Polis - Çermenikë - Sulovë dhe Kërrabë - Tiranë. Krahas organizimit të luftës dhe të mësymjes së përgjithshme të ushtrisë antifashiste nacionalçlirimtare diktohej edhe organizimi i përsosur i shërbimit shëndetësor në përshtatje me detyrat e njësive partizane. Për këto u kërkuar nga Komanda e Përgjithshme që në raportet e komandave të reparteve të përcaktohej më mirë gjendja shëndetësore e tyre, e njësive në përgjithësi dhe e të plagosurve, të përcaktohej funksionimi i shërbimit shëndetësor, të metat e këtij shërbimi dhe nevojat e tij. Funksionimi i shërbimit shëndetësor kërkohej që të sigurohej me vazhdimësi pa ndërprerje dhe pa mungesa gjatë veprimeve luftarake. Kurset e infermierëve duhej të nxirrnin sa më shumë kuadro për të plotësuar njësitë e reja dhe për të zëvendësuar humbjet nga lufta në këtë sektor. Në qarkore e Komandës së Përgjithshme, në korrik të vitit 1944, thuhet se gati të gjitha njësitë luftarake janë plotësuar me nga një mjek, i cili krahas organizimit të shërbimit shëndetësor dhe dhënies së ndihmës të plagosurve dhe të sëmurëve do të kujdesej shumë për izolimin e të sëmurëve në rast epidemia. Veç kësaj, mjeku do të përpiqej të siguronte të gjitha barnat e nevojshme që dispononin depot tona, dhe do të furnizonte me to infermieritë e tij. Mjeku mund të formonte bazë infermierie vetëm atëherë kur nuk kishte asnjë mundësi për arsye strategjike të transportonte të sëmurët në spitalet e zonës. Po në këtë qarkore urdhërohet që të gjithë të plagosurve t’u bëhet pa dallim e doemos serumi antitetanik. Qarkorja përcakton mirë detyrat e mjekut dhe të infermierit në luftim, pajisjen e këtyre me çanta sanitare, hedh dritë mbi mundësinë e pajisjes së partizanëve me paketa indiviuale mjekimi. Kjo qarkore nga përmbajtja e saj merr rëndësinë e një rregulloreje të veprimit të trupës shëndetësore në luftë.
Përsosjen e shërbimit shëndetësor në kohë e mësymjes së përgjithshme, krahas organizimit, plotësimit, përcaktimit të detyrave, etj, e shohim edhe në një qarkore të Komanddës së Përgjithshme të UNÇSH, drejtuar gjithë shtabeve dhe komandave mbi organikën dhe vartësinë. Në të , midis të tjerash, thuhet: “Shëndetësia dhe intendenca anë një hierarki të tyre për sa i përket shërbimit. Për efekt shërbimi… sanitetet e kompanive varen prej përgjegjësit të shëndetësisë së batalionit dhe këta nga oficerët përgjegjës të shërbimit shëndetësor në brigadë dhe ky prej referentit sanitar të divizionit ose prej Shtabit të Përgjithshëm, kur brigada nuk është e inkuadruar në divizion.”* “Kjo hierarki shërbimi nuk është e shkëputur nga shtabet dhe nuk ushtrohet jashtë këtyre, por brenda shtabeve, domethënë nëpërmjet shtabit të tij përgjegjësi i shërbimit shëndetësor ose intendenti jep udhëzime hierarkisht intendentëve ose saniteteve vartëse."** Përcaktimi i vartësisë së shërbimit shëndetësor ishtenjë masë e rëndësishme në organizimin e mëtejshëm të ushtrisë sonë, e cila në këtë kohë kishet formën e saj të plotë dhe kryente veprime luftarake të karakterit ofensiv në gjithë Shqipërinë, me njësi të tilla të mëdha si brigada, divizione dhe korparmata.
*Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme, V.II, f.35, 18 korrik 1944.
**Po aty.
Po në këtë kohë del një udhëzim i rëndësishëm drejtuar spitaleve, shtabeve të qarqeve Korçë, Berat, Zonës I Operative dhe të Divizioni I e II Sulmues mbi kujdesin që duhet treguar për të plagosurit dhe për të sëmurët gjatë operacionit armik. Në këtë udhëzim të rëndësishëm është sintetizuar gjithë përvoja e fituar deri në atë kohë për sa i përket manovrimit të spitaleve partizane në kohë operacioni, i ciliduhej bërë brenda në vende të fshehta të përcaktuara, me rezerva ushqimore e me barna, me ndarje në grupe të të plagosurve, etj. Në këtë dokument bëhet fjalë edhe për riorganizim të spitaleve dhe unfikim të tyre, prandaj në Shqipërinë e jugut në atë kohë kishte pak spitale partizane, të cilat qenë reduktuar në spitale partizane të vendosura si më poshtë: Gusmar (Kurvelesh), Leshnica e sipërme (Dropulli i sopërm), Fshat i Vogël (Zagori), Kosovë (Përmet), Krahës (Tepelenë-Mallakastër), Nikollarë (Skrapar), Milovë (Skrapar), Misras (Opar). Riorganizimi dhe unifikimi i spitaleve partizane në Shqipërinë e jugut bëri që të grumbulloheshin të plagosurit në disa qendra dhe të rritej në shumë vende kapaciteti ispitaleve ekzistuese (mbi 250 vetë), të lirohej një numër kuadrosh të lartë mjekësorë, punonjësish të tjerë me përvojë dhe të dërgoheshin këta në njësitë e reja të formuara, të përdorej më me nikoqirllëk materiali mediko-shëndetësor, të krijoheshin njësit dhe spitale kirurgjikale, të furnnizoheshin më mirë me ushqime e me veshmbathje këto spitale. Komandant e qarkut do të interesoheshin drejtpërdrejt që të ruheshin dhe të manovroheshin më mirë të plagosurit në rast reaksioni dhe sulmi armik.
Në të njëjtën kohë në Shqipërinë e mesme dhe të veriut u krijuan mbi 30 spitale partizane, shumica e të cilave u takonte njësive partizane me kapacitet të vogël e të mesëm dhe disa me kapacitet të madh, që u takonin divizioneve e korparmatës, grupeve partizane dhe qyteteve të çliruara. Seksioni i shëndetësisë i korparmatës dhe i krahinës ushtarake të saj ishte kishte detyra të prëcaktuara. “Ky seksion organizon dhe drejton shërbime sanitare ushtarake në zonën ushtarake të korpusit, vë në zbatim masa luftimi kundër sëmundjeve ngjitëse, duke organizuar shërbimet e nevojshme, drejton spitalet ushtarake: U siguron këtyre personelin e nevojshëm dhe shërbimin e rregullt. Ndihmo trupat në kalim, spitalet dhe transportet e të plagosurve dhe të sëmurëve, është i detyruar të organizojë shërbimin medikal për të gjithë personelin që merret me këtë pnë në komandant e qarkut dhe në komandat e vendit, rojet partizane si edhe instituciionet e tjera të këtij lloji. Koordinon shërbimin ushtarak shëndetësor me shërbimin shëndetësor të popullsisë civile.”*
*Dokumente të Shtabit të Komandës së Përgjithshme, Vëll.I, Nr.342, f.200, 24 shtator 1944.
Krijimi i shërbimit shëndetësor në krahinën ushtarake dhe i vetë omandës së korparmaës ishte një domosdosmëri, e cila lidhej ngushtë me etapën e luftës që po zhvillohej në vendin tonë. Qëllimi i saj ishte centralizimi i këtij shërbimi dhe lidhja e koordinimi i tij me të gjitha format ekzistuese. Deri në këtë kohë ekzistonte shërbimi shëndetësor i njësive partizane, ai i zonave operative, i komandave dhe shtabeve e të qarqeve, shërbimi shëndetësor civil, ai ilegal, i cili varej nga komiteti i PKSH e të qarqeve kishte gjithashtu edhe spitale dhe depo që vareshin drejtpërdrejt nga Shtabi i Përgjithshëm. Me krijimin e korparmatave dhe me përcaktimin e zonës ushtarake të këtyre duhej patjetër njëforum, që të organizonte, koordinonte dhe tëpërgjigje për shërbimin shëndetësor, dhe ishte seksioni i shëndetësisë, i cili varej nga Komanda e Përgjithshme e UNÇSH. Pra, detyra kryesore e këtij seksioni ishte organizimi. Po aq të rëndësishme e kishte ai edhe detyrën tjetër, që ishte të merrte masa higjeniko-sanitare dhe antiepidemike në të gjithë zonën e vet, gjë që ishte jo vetëm shumë e vështirë, por edhe me përgjegjësi të madhe. Karakteri i dyfishtë i këtij organi udhëheqës-organizues dhe në të njëjtën kohë zbatues përbënte një vijë të veçantë dhe origjinale për shërbimin shëndetësor ushtarak gjatë LANÇ. Kjo veçori ishte edhe në organet drejtuese të shëndetësisë së divizioneve dhe të brigadave, pranda ne e marrim si karakteristikë për shërbimin shëndetësor të luftës.
Më vonë, PKSH e përsosi edhe më tepër këtë hallkë të rëndësishme në përshtatje me kushtet konkrete. Vendmjekimet e njësive u fuqizuan me personel mjekësor dhe u ënë hallkat më të rëndësishme të shërbimit shëndetësor. Në to qëndronte medoemos një mjek dhe ai nëpërmjet komandave dhe personelit mjekësor organizonte për çdo nënrepart vendin e parë të mjekimi dhe transportimin e menjëhershëm të të plagosurve. Vendmjekimet e brigadave boshatisen menjëherë pas betejës dhe përgatiteshin bashkë me brigadat për të qenë gati në betejën tjetër, Spitalet partizane ishin në qendër të njësive të mëdha dhe jo me prapavijat e thella. Divizionet dhe sidomos Divizioni I Sulmuesi i merrte spitalet me vete bashkë me të plagosurit. Kështu p.sh. Në muajin korrik-shtator 1944 spitali i Divizioni I Sumues u zhvendos nga Martaneshi në pyllin e Korabit, në Peshkopi dhe në Zerqan. Korparmata I spitalet e saj i vendosi në afërsi të vendit ku luftohej, si në Zerqan dhe në Shëngjergj. Në luftën për çlirimin e qyteteve u kombinuan mirë krijimi i vendmjekimeve me vijën e luftimit të njësive. U përdor gjerësisht evakuimi nga poshtë lart, dhe paralel. U shfrytëzuan shumë mirë institucionet civile ekzistuese të mjekimit.
Me çlirimin e qyteteve, u urdhërua të merreshin në dorëzim me komision tëposaçëm dhe të ruheshin nga forca të armatosura institucionet shtetërore, ku bënin pjesë edhe spitalet, farmacitë, depot mjekësore, laboratorët, kabinetet e rontgenit, etj. Në mbështeje të udhëzimeve të KQ të PKSH, këshillat nacionalçlirimtarë të qyteteve të çliruara filluan organizimin e shëdnetësisë civile. Në fillim të muajit tetor të vitit 1944 Këshilli Nacionalçlirimtar i Tiranës formoi një seksion shëndetësor me 5-7 anëtar, në të cilin bënin pjesë mjekë, farmacistë dhe infermierë, të cilët do të interesoheshin për problemet e shëndetësisë dhe për të grumbulluar sa më parë e sa më shpejt barna për UNÇSH. Me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të FNÇ u krijuan në fillim të muajit tetor të vitit 1944 komisionet e asistencës sociale, të cilat në atë kohë luajtën një rol të madh në përkrahjes e atyre që nuk kishin me se të ushqeheshin, të visheshin etj. Krahas detyrave të tjera këtij komisioni i vihej si detyrë kujdesja për sigurimin e higjienës dhe të shëndetit të popullit. Në një letër qarkore të posaçme në tetor të vitit 1944 viheshin detyrat urgjente në sektorin e mjekësisë, si mobilizimi i kuadrit mjek dhe vënia e tij në dispozicion të suhtrisë; ngritja e një rrjeti të tërë shëndetësor për popullin, si në qendrat e mëdha ashtu edhe në krahinet e fshatrat më të vogla; mbledhja e barnave dhe e veglave mjekësore; organizimi i ambulancave dhe i dispancerive; organizimi i propagandës dhe i agjitacionit për punët e shëndetësisë; organizimi i kurseve për infermierë, etj.
Këshillat popullore kudo ku ishin filluan punën intensivisht në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të populit. Ato punuan paralel në shërbimin shëndetësor të ushtrisë dhe e ndihmuan atë në zgjidhjen e detyrave urgjente. KËshtu, p.sh. Në çlirimin e qytetit të Tiranës, KANÇ i qytetit bëri rekuizimin e 18 farmacive private të qytetit. Të gjitha këti u bënë për të ndihmuar spitalin partizan të Tujanit, të SHëngjergjit dhe spitalin ushtarak. U vu rregull i plotë për denoncimin e sëmundjeve ngjitëse dhe për hartimin e raporteve mbi gjendjen shëndetësore për çdo 4 ditë, u hapë një sërë ambulancash për vizita dhe për ndihmë popullsisë, spitalet civile nën drejtimin e këshillave u vunë në funksionim të plotë duke shtuar shumë kapacitetin e tyre për të pritur të palgosurit dhe të sëmurët si nga ushtria ashtu edhe nga populli.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Mjekësia partizane. Autor: Lavdim Gjonça.