Partizanë të Brigadës XII Sulmuese
Në urdhrin e datës 5 maj 1944 drejtuar Shtabit të Zonë I Operative, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH ndër të tjera theksonte: “...Kemi vendosur organizimin e Brigadës së XII-të Sulmuese. Forcat e brigadës: 400 vetë nga Vlora e Mallakastra, 200 vetë nga Gjirokastra. Këto forca duhet të jenë organike, d.m.th të hiqen nga batalionet kompani bashkë me kuadrot e tyre. Vendi i organizimit të brigadës do të jetë Dëshnica, në një fshat ku ta shikoni të përshtatshme. Grumbullimi i forcave duhet të jetë kryer deri më 16 maj dhe organizimi do të bëhet më 18 maj.
Shokët Rifat Bajrami dhe Qemal Klosi do marrin komandën e këtyre forcave deri sa të bëhet organizimi i brigadës, prandaj kompanitë që marrin urdhër, të nisen në drejtim të Dëshnicës, të porositen se do të jenë nën urdhrat e të dy shokëve të lartpërmendur.”*
* Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm, vëll.1, 1976, f.377-379.
Partizanët që do të formonin Brigadën XII Sulmuese u mblodhën nga krahinat e Kurveleshit, Mesaplikut, Tepelenës, Mallakastrës, nga fshatrat e Lunxhërisë e të Libohovës, të bregdetit e të Himarës, të Sarandës, nga zonat e Delvinës, Konispolit e Përmetit. Ata erdhën në brigadë të organizuar në kompani e batalione të kompletuara me kuadrot e tyre përkatëse. Shumica dërrmuese e tyre ishin partizanë të vjetër e me përvojë.
Këto forca u mblodhën në fshatrat e Dëshnicës, të Përmetit, me qendër në fshatin Sukë, nga data 15-17 maj 1944. Një pjesë e shtabit të brigadës shkuan në Sukë disa ditë më parë dhe u morën me pritjen e organizimin e forcave të brigadës, me grumbullimin e armatimeve e të materialeve të tjera, që i nevojiteshin brigadës, si dhe me përgatitjet për ditën e përurimit të saj.
Gjatë rrugës për në Dëshnicë, batalionet mblodhën edhe një numër vullnetarësh nga fshatrat që kaluan. Gjithashtu gjatë ditëve që qëndruan në fshatrat e krahinës së Dëshnicës erdhën vullnetarisht në brigadë mbi 40 partizanë të rinj. Kështu forcat e efektivit të brigadës dirën e përurimit. Kështu forcat e efektivit të brigadës ditën e përurimit të saj, arritën në 670 partizanë e partizane. Në brigadë militonin edhe 84 anëtarë të Partisë Komuniste. Komandant i brigadës u caktua Rifat Bajrami, nënkomandant Luftar Bolena, komisar Qemal Klosi.
Në 20 maj 1944 u bë rreshtimi i brigadës. Në përurimin e saj ishin të pranishëm të deleguarit e Shtabit të Përgjithshëm, Manush Myftiu dhe Haxhi Lleshi të cilët mbajtën fjalimet e rastit. Pas mbajtjes së fjalimit, Haxhi Lleshi i dorëzoi komandantit flamurin e brigadës.
Pas mbarimit të përshëndetjeve u bë parakalimi i forcave të brigadës para të deleguarve dhe pjesëmarrësve.
Në sektorin e intendencës të brigadës kishte 1 kryeintendent, 2 zëvendës si dhe disa partizanë që ndihmonin në plotësimin e detyrave të saj, për transportimin e materialeve ushtarake, të sanitetit, të ushqimeve, veshmbathjes, etj, kishte gjithashtu edhe 8-10 kuaj. Pra, intendenca e brigadës kryente rolin e prapavijës, duke furnizuar brigadën me ushqime, veshmbathje, materiale për sektorin e shëndetësisë, me municion e materiale të tjera të mundshme e të domosdoshme për brigadën. Po kështu në çdo batalion kishte një intendent dhe një ndihmë e disa kuaj, kurse nëpër kompani kishte vetëm një itendent. Intedenti i kompanisë kishte lidhje me itendentin e batalionit dhe ata të batalionave lidheshin me intendencën e brigadës.
Sektori i sanitetit kishte doktorin e brigadës dhe 2-3 infermierë dhe një sasi të paktë materiali shëndetësor nga më të domosdoshmet. Në fillimi çdo batalion kishte nga dy infermierë e me dy ndihmës. Më vonë kishte edhe nga një infermiere për çdo kompani. Të gjitha këto shoqe apo shokë infermierë përgatiteshin në kurse të shkurtra.
Sektori i agjitpropit merrej me propagandën e Partisë Komuniste dhe me nxjerrjen e komunikatave, të gazetës “Flaka” të brigadës, me organizimin e shfaqjeve teatrale, etj.
Sektori i ndërlidhjes kishte një përgjegjës, dy ndihmës dhe korrierët për të mbajtur lidhjet me shtabin e brigadës.
Seksioni do të plotësohet në vazhdim. Na vizitoni sërish...
Luftimet në qarkun e Beratit.
Luftimet në rajonin e Kiçokut dhe Gllavës.
Luftimet në të djathtë të Lumit të Vjosës.
Kalimi i lumit Vjosa dhe vendosja në Kurveleshin e sipërm.
Luftimet pas çarjes së rrethimit.
Veprimet luftarake në zonën e Tepelenës.
Marrja në dorëzim e sektorit nga Brigada VI Sulmuese dhe fillimin i luftimeve.
Lufta e Spillesë dhe Himarës.
Goditja e forcave gjermane në Drashovicë - Mavrovë dhe në kalanë e Borshit.
Goditje të vazhdueshme kundër forcave gjermane nga Saranda deri te Ura e Mifolit.
Lufta për çlirimin e zonës Dukat - Tragjas - Radhimë dhe në krahinën e Topalltisë.
Sulmi dhe marrja e kalasë së Borshit.
Aksioni në Kakome të Sarandës.
Luftimet rreth qytetit të Vlorës.
Lufta për çlirimin e Sarandës.
Lufta për çlirimin e Vlorës.
Çlirimi i ishullit të Sazanit.
Organizimi i pritave përgjatë rrugës Elbasan - Peqin.
Marshimi drejt veriut.
Çlirim i Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, Durrësit dhe Shijakut.
Parakalimi i brigadës në Tiranë.
Marshimi drejt jugut për mbrojtjen e kufirit me Greqinë dhe vijës bregdetare.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Historiku i Brigadës XII Sulmuese të Ushtrisë Nacionaçlirimtare – Tiranë, 2002. Autorët: Veiz Gjebero, Qemal Klosi, Luftar Bolena, Vangjel Sotiriadhi, Burhan Beqari, Xhemal Orhani, Qemal Shehu, Cane Teslimi.