Në shtator të vitit 1943, në fshatin Alltatë të krahinës së Pezës erdhi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH. Që më 25 shtator, komanda e Shtabit të Përgjithshëm kishte lëshoi urdhrin për formimin e Brigadës III Sulmuese, që i drejtohej komandës së Grupit të Pezës, komandës së batalionit Krujë-Ishëm dhe komandës së batalionit “Dajti”, në të cilin thuhej: “Për formimin e Brigadës III të Ushtrisë Nacionaçlirimtare urdhëroheni të dërgoni nga grupi e batalioni juaj… partizanë (Grupi i Pezës 200 vetë, ndërsa batalioneve nga 100 vetë sejcilit). Ky grup partizanësh të destinuar për Brigadën III duhet të ndodhet medoemos më datë 5.10.1943 në Qarkun e Pezës, në fshatin Arbanë. Partizanët e destinuar për brigadën duhet të kenë këto cilësi: të kenë qenë enëtarë të çetave sulmuese dhe territoriale; të vendosur qindpërqind për luftën Nacionalçlirimtare; luftëtarë të palodhur e trima; të kenë marrë pjesë në aksione; të bindur dhe të disiplinuar dhe të armatosur të paktën me një pushkë, po të ketë mundësi. Nga grupi i juaj i destinuar për Brigadën III duhet të ketë dhe elementë të tjerë që do të emërohen komisarë dhe nënkomisarë nëpër kompanitë dhe grupet e ndryshme të brigadës, gjithashtu dhe disa zanatçinj, si këpucarë, rrobaqepës, etj…”*
* Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme të UNÇL, vëll.1, f.105-106, 1965.
Po kështu iu dërguan porosi Komitetit Qarkor të PKSH të Tiranës për të dërguar 200 vetë, komunistë, të rinj komunistë, kuadro dhe anëtarë të njësiteve guerile. Vendi i krijimi të brigadës do të ishte Arbana. Edhe pse fare pranë kryeqytetit, Arbana është një fshat me mbrojtje të mirë natyrore. Ajo shtrihet në krahun e majtë të lumit Erzen, në faqe kodrash të veshura me një bimësi të dendur (në atë periudhë), e rrethuar nga kodrat e fshatrave Vishaj, Bulticë, Fortuzaj, Picallë, që rrinë si kurorë.
Ndërkohë që Arbana ishte caktuar si vendi i përurimit, fshati Ballhaxhias, që ndodhet aty afër, ishte caktuar si vendi i grumbullimit të forcave që do të formonin brigadën. Deri në datat 7 e 8 tetor në Ballhaxhias kishin ardhur rreth 270 partizanë e kuadro. Ato ditë kaluan me përgatitje të përgjithshme. Disa, në grupe, mësonin armët sepse, sapo të ardhur nga qyteti, nuk donin të mbeteshin prapa shokëve të skuadrës që kishin qenë partizanë në batalion. U bënë biseda për disiplinën, rregullin, për lidhjet me popullsinë civile, për demaskimin e armikut, për vigjilencën, për moralin partizan, etj.
Për mbrojtjen e zonës dhe sigurimin e forcave që do të formonin brigadën qenë ngarkuar batalionet e Grupit të Pezës: Batalioni 1 u vendos në kodrat e Bulticës e të Fortuzajt. Batalioni 2 u vendos në Vishnje dhe Batalioni 3 në kodrat e Picallit.
Partizanë të Brigadës III Sulmuese
Menjëherë pas betejës së Arbanës, me organizimin e brigadës u mor drejtpërdrejt Komanda e Shtabit të Përgjithshëm. Ajo zgjidhi probleme të shumta, kompletimin me partizanë të zgjedhur, sidomos përzgjedhjen e kuadrove ushtarakë dhe politikë të aftë për të drejtuar brigadën, sigurimin me armatim, etj. Në organikën e brigadës kishte një efektiv prej 367 luftëtarësh. Që në fillim brigada kishte tre batalione. Batalioni 1 kishte 170 luftëtarë, Batalioni 2 kishte 75 luftëtarë, Batalioni 3 kishte 95 luftëtarë dhe çeta “Mateoti” kishte 39 luftëtarë, prej të cilëve 27 italianë dhe 12 rusë e jugosllavë. Po kështu kishte edhe një bateri artilerie me topa Hovicer 75/13. Çdo battalion kishte tre kompani, një skuadër sulmuese dhe një skuadër antitanke dhe të mortajave. Batalionet ishin të armatosur me pushkë, kryesisht italiane dhe gjermane, me automatikë, me bomba dore mbrojtëse dhe sulmuese, me pistoleta, kryesisht kuadrot. Në armatim batalioni kishte edhe tre mitralozë të rëndë, nëntë mitralozë të lehtë dhe gjashtë mushka për transport (ose më tepër sipas rastit). U organizua skuadra sulmuese e shtabit të brigadës, sekretaria dhe korrierët si dhe një bërthamë që, dora dorës, do të merreh me detyrat e shërbimit informativ. U krijuan shërbimet e ndryshme. Pranë intendentit u krijua grupi që do të merrej me problemet e furnizimit, grupi i transportit me mushka, u grumbulluan partizanë që zotëronin profesione të ndryshme: këpucarë, opingarë, rrobaqepës, berberë, si dhe ndonjë mekanik që do të merrej me mirëmbajtjen e armatimit. U krijua dhe shërbimi mjekësor. Në brigadë u ngrit një infermieri, kishte një mjek dhe 1-2 infermierë, si dhe në çdo batalion 1 ose 2 infermierë me nga një çantë me barnat më të domosdoshme.
Komandant i brigadës u emërua Hulusi Spahiu, nga Gjirokastra, oficer artilerie me akademi, antizogist dhe antifashist, pjesëmarrës vullnetar në Luftën e Spanjës ku ishte dalluar si komandant baterie. Komisar i brigadës u zgjodh Shahin Ruka, nga Matogjini i Smokthinës të Vlorës, pasi kishte kryer shkollën teknike në Tiranë dhe Korçë, kish punuar si nëpunës, pjesëmarrës në demonstratat e para kundër pushtimit fashist, në vitin 1942 merr pjesë në njësitet guerile të kryeqytetit, në shtator të atij viti pranohet në PKSH, ndërsa në 1943 zgjidhet anëtar i Komitetit Qarkor të PKSH të Tiranës, përgjegjës ushtarak i tij, që drejtonte të gjithë njësitë guerile të Tiranës.
Një nga detyrat me rëndësi ishte ndërtimi i organizatës së Partisë Komuniste në brigadë. Numri i komunistëve në brigadë arriti në 50 vetë. U krijuan celula në çdo batalion dhe ajo e shtabit të brigadës. Në ato ditë u krijuan edhe organizata e rinisë, që përfshinin të rinj komunistë e antifashistë. Më se 90% e efektivit përbëhej nga të rinj e të reja (gjithsej 4 vajza).
Pas krijimit të batalioneve, kompanive e skuadrave nisi një punë e dendur për përgatitjen ushtarake të efektivit. Një pjesë e atyre që kishin ardhur nga qyteti duhet të fillonin nga e para për njohjen dhe përdorimin e armëve. Përpjekje iu desh të bënin edhe partizanët që njihnin mirë pushkët e revolverët, por që tani duhet të mësonin përdorimin e mitralozave të rëndë, mortajave dhe një pjesë e tyre edhe artilerinë e brigadës.
E gjithë kjo punë u bë në fshatin Ballhaxhias ku qe grumbulluar efektivi i brigadës. Ato ditë erdhën aty nga Tirana edhe botime të shtypit si “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Kushtrimi i lirisë”, proklamata e trakte të ndryshme, Bëhej edhe leximi individual edhe kolektiv, qoftë për mungesë kopjesh të shumta të shtypit, qoftë edhe sepse një pjesë e partizanëve nuk dinin të lexonin. Nisi, madje, edhe puna kulturore-artistike, u formua kori i brigadës, jepeshin shfaqje, etj.
Pas organizimit, tashmë brigada ishte një forcë e madhe dhe e gatshme për të zbatuar urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm.
Pushtuesit gjerman krijuan me nxitim një komitet ekzekutiv të përkohshëm deri në zgjedhjen e të ashtuquajturit “Kuvend Kombëtar” me funksionet e asamblesë kushtetuese, i cili duhej të ligjëronte pushtimin nazist të Shqipërisë. Asamblistët nuk u zgjodhën por u caktuan në zyrat e Gestapos. Gazeta “Bashkimi” e atyre ditëve të tetorit shkruante se asamblistët ose ishin shërbëtorë të djeshëm të fashistëve italianë të grumbulluar në Ballin Kombëtar, ose bajraktarë, përfaqësues të borgjezisë reaksionare. Kuvendi do të zgjidhte Këshillin e Lartë të Regjencës, me funksionet e kryetarit të shtetit dhe qeverinë. Qe caktuar që mbledhja të bëhet në një nga godinat qeveritare të qendrës së Tiranës, por u shty sepse nuk kishin ardhur të gjithë delegatët. Meqenëse ajo ndërtesë për mbledhjen u bë e njohur, u ndryshua vendi dhe u caktua pallati i mëkëmbësit të Mbretit të Italisë, sot Pallati i Brigadave.
Aty guerilasit nuk kishin si të afroheshin. Atëherë u njoftua Shtabi i Përgjithshëm se Asambleja do të mblidhen më 18 tetor në ish pallatin e Mbretit V. Emanueli III. Me këtë rast Gogo Nushi shkruante: “...Ne bëjmë këtë propozim; meqënëse tani kemi artileri të mirë, nëse na lejoni, t’i afrohemi Tiranës dhe të qëllojmë pallatin ku do të bëhet mbledhja e asamblesë tradhtare. Kjo do të bëjë përshtypje të madhe në popull.”*
* Gogo Nushi, “Vepra të Zgjedhura”, Tiranë 1980, vëll.1, f. 65-66.
Komanda e Shtabit të Përgjithshëm e miratoi propozimin dhe i dha urdhër shtabit të Brigadës III Sulmuese që të kryente aksionin.
Shtabi i brigadës mori masat për të zbatuar urdhrin. U përpunua plani i veprimit, u përcaktua vendi ku do të vendosej topi dhe rajoni ku do të zinin pozicionet forcat që u caktuan për ta shoqëruar. Në orët e vona të natës u dha sinjali i kushtrimit luftarak. Forcat e brigadës u vunë në lëvizje drejt objektivit dhe , në mëngjesin e 18 tetorit arritën te kodrat e Saukut. Komandanti i brigadës Hulusi Spahiu, artilier, Kosta Shello, oficer artilerie, dhe një oficer artilerie italian caktuan vendin ku do të vendosej topi për qitje. Forcat e tjera të brigadës u përhapën gjatë kodrave që shtrihen nga fshati Stërmas deri tek ato në perëndim të kryeqytetit. Aty ndodhej edhe Batalioni 3 i Pezës. Lëvizjet u bënë gjatë natës, nën një shi të imët dhe mjegull të dendur.
Kur filloi të zbardhte, mjegulla u përhap dhe shiu pushoi. Në të djathtë dukej silueta e pallatit të mëkëmbësit (sot Pallat i Brigadave). Duke vrojtuar me dylbi, kuadrot dallonin lëvizjet në hyrje të pallatit. Aty nga ora 8:30 filluan të arrinin veturat. Në orën 9 filloi mbledhja e asamblesë. Në orën 10:00 u dëgjua komanda “Zjarr!”.
Gryka e topit 75/13 mm lëshoi flakë. Nga predha e parë që ra në parkun e pallatit u ngrit një shtëllungë tymi. Artilierët bënë korrigjimet e nevojshme. Vazdoi qitja. Predha e dytë ra mbi grumbullin e veturave, ndërsa e treta mbi fasadën e godinës dhe plasi në anbientet e brendshme të pallatit. U përhap menjëherë paniku. “Asamblistët” lanë me vrap selinë dhe u turrën për në bodurm. Siç u mësua vesh më vonë, personeli i shërbimit dhe rojet nuk kishin pyetur as për hierarki, as për etiketë, por i kishin shtyrë “asamblistët” me bërryla për të shpëtuar secili kokën e vet.
Artilierët e brigadës, pasi arritën me shumë sukses objektivin për të qëlluar pallatin, shfrytëzuan pozicionin që kishin zënë për të zgjeruar goditjen kundër armikut. Top vuri në shënjeë bateritë gjermane të vendosura në kodrat në juglindje të pallatit. Edhe artilierët nazistë u hutuan në fillim dhe nuk qenë në gjendje të orientoheshin se nga u vinin predhat në mënyrë aq të befasishme e të rrufeshme. Ata, si artilierë kundërajrorë që ishin, drejtuan tytat e topave drejt qiellit. Pastaj filluan të qëllonin pa adresë në rejtim të malit të Dajtit, në lindje të Tiranës, që njihej prej tyre si zonë Partizane. Vetëm kur predhat e topit partizan u dendësuan, komandantët gjermanë e kuptuan se po goditeshin nga kodrat e Saukut, pra nga një largësi fare e vogël. Artileria gjermane u përgjigj me mortaja të rënda dhe artileri kundërajrore në drejtim të pozicioneve partizane. Zjarri i armëve të rënda armike u shoqërua me mitralimet e një patrulle prej tre aeroplanësh gjuajtës. Kur filluan të mitralonin nga lartësi të ulta, partizanët u përgjigjën me breshëritë e mitralozave të rëndë e të lehtë.
Pas goditje së pallatit me top, shtabi i brigadës e priste kundërpërgjigjen e gjermanëve. Prandaj dhe qenë marrë masat e duhura. Ata rreth orës 11:00 u dukën në shtëpitë e para të Saukut dhe në dy krahët e fshatit nënrepartet naziste të zbulimit. Pas pak aty arritën forcat e sulmit. Forcat partizane ndodheshin 300-400 metra larg, por nuk qëllonin. Vetëm kur armiku u afrua 100-150 metra, komanda e forcave tona dha urdhër për zjarr. Në ato çaste në kodrat e Saukut u ndez luftimi. Komandanti i Batalionit 1 i dha urdhër komanisë së krahut të djathtë, e komanduar nga Shemsi Haka, që të hidhej në kundërsulm. Ai qe një veprim i shpejtë, i furishëm që rrezikonte tu merrte krahët gjermanëve. Në këto kushte komanda gjermane urdhëroi tërheqjen. Pikërisht në ato çaste u hodhën në kundërsulm edhe forca të tjera të brigadës. Gjermanët u tërhoqën me luftim drejt kazermave. Sauku u zbraz.
Seksioni do të plotësohet në vazhdim. Na vizitoni sërish...
Formimi i brigadës.
Përballimi i mësymjes gjermane në Arbanë
Goditja e asamblesë kuislinge me top.
Goditja e forcave balliste në Zhellimë.
Prita të autokolonave gjermane në rrethinat e Tiranës.
Përballimi i operacionit “505” në krahinën e Pezës.
Çarja e rrethimit.
Goditja e garnizoneve të xhandarmërisë në Farkë, Shkozë, Gurrë të Madhe dhe Fikas.
Goditjet brenda në Tiranë dhe në kazermat e xhandarmërisë.
Kalimi i brigadës në qarkun e Elbasanit.
Përplasja me ballistët dhe gjermanët në Polis.
Përballimi i operacionit “1828”
Përplasja me forcat gjermano-balliste në Mollagjesh.
Kalimi në Shupal-Bastar dhe puna politike me popullsinë.
Kalimi në zonën e Dajtit.
Goditjet e armikut brenda në kryeqytet.
Lufta e Selbës.
Nisja drejt veriut.
Puna politike në fshatrat e Matit.
Dalja nga rrethimi i Lukanit dhe kalimi në Lurë.
Kthimi në krahinën e Matit.
Kalimi në zonën e Dajtit.
Goditja e ballistëve në fshatin Kllojkë.
Goditja e ballistëve në Fravesh.
Kalimi i brigadës në Jug
Goditja e autokolonës balliste në Shalës dhe autokolonës gjermane në Bishqem të Elbasanit.
Spatrimi i fshatrave Shalës, Xheri e Xibrakë dhe arritja në Panarit.
Mbledhje e përgjithshme e komunistëve.
Në mbrojtje të Kongresit të Përmetit në krahinën e Frashërit.
Goditja e autokolonës balliste në Shalës dhe autokolonës gjermane në Bishqem të Elbasanit.
Spatrimi i fshatrave Shalës, Xheri e Xibrakë dhe arritja në Panarit.
Mbledhje e përgjithshme e komunistëve.
Në mbrojtje të Kongresit të Përmetit në krahinën e Frashërit.
Veprimet e Brigadës III Sulmuese gjatë mësymjes së përgjithshme të UNÇSH për çlirimin e plotë të vendit (qershor-korrik 1944)
Përplasja me forcat gjermane të grupit “Walter” në 7 qershor.
Mbrojtja e spitalit partizanë në Langaricë.
Luftimet në malin e Taborit.
Goditja e kolonës gjermane në Qinam.
Luftimet kundër forcave gjermane në Treskë.
Mbledhja e kuadrove të Brigadës në Përmet.
Luftimet me forcat gjermane në rrethinat e Këlcyrës e Përmetit.
Goditja e gjermanëve në Sukë.
Prita e Mashkullorës.
Përplasja me forcat gjermane në Kolonjë.
Goditja e repartit gjerman në Cepo.
Takimi me Shtabin e Përgjithshëm në Helmës. 7-9 korrik
Mbledhja e përgjithshme e komunistëve të brigadës.
Shpartallimi i kolonës balliste në Qafë Dardhë, Tomoricë.
Veprimet luftarake në Shqipërinë e Mesme (Korrik - Gusht 1944)
Goditja e forcave të Legaliteti në Bastar-Murriz.
Goditja e garnizonit xhandar në Farkë.
Përplasja me forcat gjermane në Qafën e Linzës.
Pritë kundër autokolonës gjermane në Priskë.
Prita tek minierat e Skuterrës.
Sulmi ndaj garnizonit gjerman të Mulletit.
Sulme brenda në Tiranë.
Goditja e forcave të Legalitetit në Zallherr.
Pritë në aksin Elbasan-Tiranë.
Goditja e postës gjermane në Mushqeta.
Goditja e postave gjermane e xhandare në periferi të Elbasanit.
Shpartallimi i ballistëve në Floq.
Shpartallimi i ballistëve në Bixëllenjë.
Goditja e garnizonit gjerman pranë manastirit të Shënthanasit.
Sulmi gueril ndaj radiostacionit gjerman në Elbasan.
Pritat pranë Xibrakës e Mirakës.
Përballja e operacionit gjermano-ballist në Funarës e Zdrajsh.
Veprimet përgatitore të mësymjes së përgjithshme për çlirimin e Tiranës (Gusht - Shtator 1944)
Mësymja kundër “shtabit” të Legalitetit në Prezë.
Luftime të tjera në Tiranë.
Luftimet e brigadës brenda kufijve shtetërorë (Shtator- Tetor 1944)
Goditje e garnizoneve dhe qendrave të fortifikuara afër Kukësit.
Beteja për çlirimin e Tropojës.
Veprimet jashtë kufijve shtetërorë (Tetor 1944-Nëntor 1945)
Beteja për çlirimin e Junikut.
Beteja për çlirimin e Deçanit.
Beteja për çlirimin e Pejës.
Brigada III Sulmuese bëhet pjesë e Divizionit V Sulmues.
Goditja e forcave gjermane në Mitrovicë.
Luftimet në fshatrat e luginës së Senicës.
Luftimet në Gornje Gonje.
Rikuperimi prej tifos së morrit.
Konstatimet e krimeve të pushtetit jugosllav mbi popullsinë civile.
Organizimi i aktivit të Partisë Komuniste të Divizionit I Sulmues.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
700 ditë. Rrugë e lavdishme luftarake. (Historiku i Brigadës III Sulmuese) – Tiranë, 2004. Autorët: Shahin Ruka, Sofokli Afezolli, Fiqiri Vogli, Vasil Gjylameti, Mahmut Agolli, Thoma Frashëri, Ferit Këlliçi, Zyhdi Rada.