Si vend për grumbullimin e partizanëve dhepër organizimin e Brigadës I Sulmuese u zgjodh Vithkuqi, rreth 20 km në jugperëndim të Korçës në lartësi prej më tepër se 1000 m mbi nivelin e detit. Nga tre anët është i rrethuar prej malesh të larta, një pjesë e mirë e të cilave është e mbuluar me pyje. Nga lindja prapë ka një numër kodrash, që vijnë duke u ulur sa më tepër i afrohesh Korçës.
Vithkuqi, i cili kishte atëherë afro 200 shtëpi, ka qenë një nga vatrat e para dhe të sigurta të lëvizjes nacionalçlirimtare dhe Partisë Komuniste në qarkun e Korçës. Që nga viti 1942 fshati u spastrua nga autoritetet ushtarake e civile fashiste. Zyra e komunës dhe posta e karabinierisë dhe e milicisë fashiste u dëbuan. Prej kësaj kohe Vithkuqi u bë një bazë e rëndësishme partizane.
Në fillim të gushtit 1943 në Vithkuq vendosën qendrën e vet udhëheqja e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe Shtabi i Përgjithshëm*.
* Bashkë me Shtabin e Përgjithshëm erdhi në Vithkuq edhe misioni britanik që qe atashuar pranë tij, anëtarët e të cilit do të merrnin pjesë në trajnimin e formacioneve të reja, sidomos për përdorimin e armëve britanike, lëndëve plasëse dhe artilerisë. (A.K.)
Si qendër për grumbullimin e partizanëve dhe për organizimin e brigadës ishte caktuar manastiri i Shënpjetrit. Grupet e para të luftëtarëve për brigadën arritën në Vithkuq që nga fundi i korrikut. Më parë u grumbulluan vullnetarët nga batalionet e qarkut të Korçës, që ishin aty afër. Deri më 2 gusht erdhën edhe vullnetarët nga Elbasani, Berati, Vlora e Gjirokastra. Partizanë të veçuar kishte edhe nga Dibra, Kukësi, TIrana e Shkodra. U grumbulluan gjithësej 556 luftëtarë. Ndërmjet tyre 10 ishin vajza.
Pa humbur kohë filloi puna për përgatitjen luftarake e politike të partizanëve. Zhvilloheshin mësime në grupe për të mësuar armët dhe bëheshin ushtrime taktike. U bënë edhe qitje stërvitjeje me pushkë, me mitraloz dhe me moratajë.
Krahas stërvitjes luftarake u organizuan një numër bisedash për gjendjen e brendshme e ndërkombëtare, për rolin e Partisë Komuniste si udhëheqëse e Luftës Nacionalçlirimtare, për rëndësinë e formimit të Brigadës I Sulmuese, si bërthamë e ushtrisë së rregullt. Flitej çdo ditë, sipas rastit, edhe për disiplinën e ndërgjegjshme ushtarake, për moralin e lartë që duhet të kishin luftëtarët si në luftë ashtu edhe në sjelljet me shokët e sidomos me popullin. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shënpjetër, komanda e brigadës organizoi disa herë mbledhje të posaçme të të gjithë partizanëve për të dhënë udhëzime të nevojshme, për të tërhequr vëmendjen mbi disiplinën dhe vigjilencën e lartë, për të kritikuar të metat që viheshin re në shëbimin e rojeve, në mirëmbajtjen e armëve dhe në stërvitjen luftarake.
Ditët e para të gushtit u ngrit në brigadë edhe një kor prej 20 vetësh, që filloi menjëherë pregatitjet për ditën e inaugurimit.
Pushtuesit italianë mësuan se në Shënpjetër të Vithkuqit ishin grumbulluar forca partizane. Aeroplanët zbulimi filluan të vërtiteshin mbi Vithkuq dhe rreth e rrotull manastirit. Shënpjetri u bë objekt i bombardimeve me artileri që nga fusha e Korçës. Por nga masat e mara që u morën u sigurua që brigada të mos pësonte asnjë dëm.
Organizimi i brigadës u krye më 10 gusht. Të 556 partizanët e saj u ndanë në katër batalionet pushkatare me rreth 120 vetë secili, në një kompani mortajash, një kompani kundërtankesh dhe një bateri artilerie. Batalioni pushkatar përbëhej prej tre kompanish dhe çdo kompani prek katër skuadrash. Njësia kishte nënreparte xhenioje e ndërlidhjeje. Ato veprime xheniere që do të nevojiteshin (shkatërrim urash, minim, prishje dhe bllokim rrugës, etj.) do të kryheshin nga pushkatarët. Ndërlidhja do të bëhej kryesisht me korrierët që kishte komanda e brigadës dhe çdo batalion e kompani.
Komiteti qendror i Partisë Komuniste dhe Shtabi i Përgjithshëm rekomanduan komandan të brigadës Mehmet Shehun, anëtar të Pleniumit të KQ të Partisë. Kurse në detyrën e komistarit politik u caktua Tuk Jakova, gjithashtu anëtar i Pleniumit të KQ të PKSH.
Komandantët e komisarët politikë të batalioineve e të kompanive u zgjodhën midis luftëtarëve më të sprovuar, më të pregatitur ideologjikisht e politikisht dhe më besnikë ndaj Lëvizjes.
Garanci për kryerjen me rigorozitet të detyrave nga brigadat ishin komunistët. Komiteti Qendror i PKSH dërgoi aty 70 anëtarë partie. Me zgjedhje e tyre u mor vetë Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komunsite.
Gjatshtëmbëdhjetë nga këta anëtarë partie u ngarkuan me detyrën e komandantit e nën komandantit, 24 me detyrën e komisarit e zëvendëskomisarit, 4 me detyrën e intendentit, 27 të tjerë ishin luftëtarë të thjeshtë ose skuadërkomandantë. Organizimi i partisë dhe rinisë komuniste nuk u arrit të kryhej përpara inaugurimit. Kjo punë u la të mbaronte sa më shpejt në ditët e ardhshme.
Armatimi përbëhej prej pushkësh të llojeve të ndryshme: greke, serbe, belge, franceze dhe shumica italiane. Kishte edhe armë britanike, të cilat ishin hedhur me parashutë. Çdo skuadër pushkatare kishte një mitraloz të lehtë italian ose grek dhe çdo kompani një mitraloz të rëndë të markës “Breda”. Kompania e mortajave ishte pajisur me 6 mortaja 81mm. Kompania e pushkëve kundërtanke kishte 6 copë 20mm, kurse bateria e artilerisë kishte 2 topa italianë 47/32mm. Gjendja e armatimit nuk ishte e kënaqshme. Sidomos mungonte municioni për pushkët serbe, belge, franceze e greke. Nevoja kërkonte që këto armë të zëvendësoheshin sa më shpejt me armë italiane, të cilat do t’u merreshin pushtuesve në luftë. Në këtë rrugë do të sigurohej dhe municioni përkatës.
Edhe gjendja e veshmbathjes nuk ishte e mirë. Nevojat nuk u plotësuan si duhej. Komanda kërkonte që t’u bëhej mirë e ditur partizanëve se kur u formua brigada dhe as më pas, asnjëherë nuk do të kishte mundësi të plotësoheshin të gjitha nevojat për veshmbathje.
Veshmbathja do të sigurohej në radhë të parë nga ndihmat e popullsisë civile, por do të nxirrej edhe nga forcat armike me luftë, ashtu si do të sigurohej edhe gjithë armatimi. Këtë orientim ja kishte bërë të njohur brigadës Shtabi i Përgjithshëm, me letrën që i dërgonte më 14 gusht: “Duhet shtënë mirë në mend dhe duhet kuptuar që ne e kemi filluar luftën pa pasë ndihma të tjera, veç atyre të popullit, dhe duhet të dimë se do të vazhdojmë deri në fund duke qenë të bazuar vetëm në këto ndihma. S’duhet të llogarisim mbi ndihmat e tjera eventuale (qofshin këto edhe të aleatëve), sepse këto janë aq të pakta sa që s’meritojnë të përmenden.
Duhet patur parasysh nga komandat se veshja dhe armatimi ynë duhet të nxirret nga armiku; burimi ynë është vetëm sulmi kundër depove të armikut; duhet të luftoni e të merrni prej armikut”*
* “Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm”, vëll.1, f.36-37.
Ushqimi do të sigurohej kryesisht nga popullsia civile e zonave të lira d.m.th. nga fshatarët. Burim tjetër do të ishin drithi, bagëtia dhe sendet e tjera ushqimore që do t’u sekuestroheshin bashkëpunëtorëve të fashizmit në bazë të vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Ditët që brigada ndenji në Vithkuq, furnizimi me ushqime u bë nga depot e intendencës së qarkut të Korçës.
Për furnizimin e luftëtarëve me ushqime, veshmbathje, etj, u organizua në brigadë e në batalion një numër partizanësh, një për çdo kompani. Shumica e tyre ishin vajza. Mjek nuk kishte. Gjatë ditëve që ndenji brigada në Vithkuq, me infermierët u organizua një kurs mbi ndihmën e shpejtë.
Për mbartjen e topave, të armëve të rënda dhe të materialeve të intendencës, brigada u pajis me një numër kafshësh, kuaj e mushka, që arrinin rreth 40.
Për inaugurimin brigada u grumbullua në Fushën e Markëzës, në juglindje të Vithkuqit.
Brigada ndodhej e rreshtua përballë tribunës sipas batalioneve e kompanive me gjithë armatimin dhe pajisjet që zotëronte. Për inaugurimin e brigadës u mblodhën shumë njerëz nga e gjithë krahina.
Nga ora 10:00 mbërritën përfaqësuesit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, të Shtabit të Përgjithshëm, të organizatës së Partisë, të këshillit nacionalçlirimtar e të shtabit të qarkut, etj.
Ceremonia u hap me Himnin e Flamurit, që e këndoi kori i sapoformuar i brigadës. Pastaj fjalën e mori Spiro Moisiu, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm. Ai përshëndeti brigadën në emër të Shtabit të Përgjithshëm dhe i dorëzoi flamurin luftarak në formë trekëndëshi me një yll të artë në mes me mbishkrimin “Brigada I e UNÇSH”. “Ju dorëzoj këtë flamur në emër të Shtabit të Përgjithshëm dhe kam porosi prej tij t’ju them që mos e leni kurrë të bjerë në duart e armikut, por ta ngrini gjithmonë lart e ta çoni nga fitorja në fitore.”
Komandanti i brigadës e mori flamurin dhe, në emër të luftëtarëve bëri betimin përpara Shtabit të Përgjithshëm dhe Komiteti Qendror të Partisë Komuniste.
Pas kësaj, fjalën e mori Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm.
Pas Enver Hoxhës e morën fjalën edhe një numër përfaqësuesish të tjerë, ndërmjet të cilëve Nako Spiru, në emër të Rinisë Komuniste, Fiqret Sanxhaktari, në emër të grave antifashiste, Dhori Panariti, në emër të partizanëve të brigadës.
Brigadën e përshëndeti edhe kryetari i këshillit nacionalçlirimtar të Vithkuqit. Atë e përshëndeti gjithashtu edhe një ushtar i ushtrisë së kuqe, i kapur rob nga gjermanët dhe i arratisur nga kampi i përqendrimit, një partizan slloven dhe një partizan italian, që të dy të dezertuar nga ushtria fashiste italiane.
Ceremonia u përmbyll me parakalimin e brigadës. Në krye ecte flamuri, që e mbante partizani Sali Elshani, i shoqëruar nga dy partizanë të tjerë. Full pas flamurit vinte shtabi i brigadës. Pastaj marshonin me radhë batalionet. Kolona mbaronte me artilerinë dhe me intendencën.
Pas ceremonisë filluan festimet por shumë shpejt u shfaqën në qiell aeroplanët italianë të zbulimit. Ata u vërtitën disa herë mbi fushë dhe pritej që të fillonte bombardimi me artileri, gjë që nuk ndodhi.
Për formimin e Brigadës I Sulmuese ndihmuan të gjithë komitetet qarkore të Partisë Komuniste dhe komandat e reparteve partizane të qarqeve të ndryshme të vendit. Ndihmë veçanërisht të madhe dhanë Komiteti qarkor i partisë dhe shtabi i qarkut të Korçës, si edhe këshilli nacionalçlirimtar i Vithkuqit. Në kohën që organizohej brigada, batalionet e qarkut qëndronin ditë e natë në pritë, për të mos lejuar depërtimin e armikut. Shtabi i Përgjithshëm m 17 gusht falenderoi luftëtarët partizanë të këtyre batalioneve me anë të një letre të posaçme për plotësimin e kësaj detyre “me një disiplinë dhe bindje shembullore.”*
* “Dokumenta të Shtabit të Përgjithshëm”, vëll,1, f.62.
Normat e moralit partizan komandanti i brigadës i formuloi në një udhëzim të posaçëm që ju shpërnda më 17 gusht gjithë batalioneve e kompanive speciale. Ky udhëzim zinte vendin e një rregulloreje. Këtu po japi përmbledhtaz përmbajtjen e këtij udhëzimi:
Prej partizanëve të brigadës kërkohej një disiplinë e çeliktë, të mos kursenin as jetën për plotësimin deri në fund të urdhrave të komandave, të detyrave politike e ushtarake. “Në rreshtat e brigadës, - thuhej në udhëzim, - duhet të ekzistojë disiplina partizane e vërtetë, e cila është një disiplinë e vetëdijshme dhe jo e imponuar ose formale, si në ushtritë e tjera të deritanishme në Shqipëri… Nuk lejohet forma servile e disiplinës, përunja, etj, shfaqje të jetës së kaluar”*
* Brigada I e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Tiranë, 1963. f.260.
Midis partizanëve duhej të mbretëronte vëllazërimi dhe ndihma për shoku-shokun. “Duhet të zhduken menjëherë e përgjithmonë, - theksohej, - të gjitha veset e këqija të jetës së kaluar: …egoizmi, ambicja, shpirtvogëlsia, dallavera e çdo ves tjetër i keq që rëndon mbi moralin tonë.”* Nuk lejohej në asnjë mënyrë, për asnjë arsye, që partizanët t’i mbanin njëri-tjetrit mëri e të mos i flisnin me gojë.
* Brigada I e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Tiranë, 1963. f.260.
Seksioni do të plotësohet në vazhdim. Na vizitoni sërish...
Prita e Barmashit
Lufta e Vithkuqit
Konferenca në Livadhet e Shtjerrave
Ngritja e organizatës së partisë dhe organizatës së rinisë komuniste në brigadë
Sulmi në Pogradec
Prita e Xhyrës dhe udhëtimi për në Labinot
Prita në Qafën e Kërrabës
Suli në postbllokun e Elbasanit
Prita në urën e Farkës, në urën e Erzenit dhe në Bërzhitë
Depërtimet natën brenda në Tiranë
Lufta kundër spiunëve
Batalioni “Antonio Gramshi”
Konferenca e brigadës në Fravesh
Marshimi i brigadës prej Fraveshi në Dumre
Prita e Dervenit
Asgjësimi i forcave balliste në afërsi të Lushnjës
Puna politike
Në Beratin e lirë
Shpartallimi i forcave balliste në Mallakastër
Luftimet në rajonin e Patosit
Luftimet e batalionit “Antonio Gramshi” në Berat
Asgjësimi i kolonës gjermane në Povël-Kapaj-Symizë
Shpartallimi i forcave balliste te Ura e Dragotit
Disfata e ballistëve në Qafën e Kiçokut
Puna politike
Luftimet në Dukat
Luftimet në krahinën e Mesaplikut për të pridhur planin e operacionit armik
Kalimi i brigadës në qarkun e Gjirokastrës
Veprimet luftarake në Dëshnicë
Luftimet në Tendën e Qypit dhe Qafën e Kiçokut
Luftimet në Pogon e në Lunxhëri
Luftimet në afërsi të Përmetit
Heroizmi i një kompanie
Spastrimi i zonës përqark Skraparit
Riorganizimi i brigadës
Konferenca e Vërzhezhës
Spastrimi i Nahijes së Beratitdhe i Tomorricës nga forcat armike
Vendimi për të shkuar në ndihmë të Shtabit të Përgjithshëm
Mbledhja e jashtëzakonshme e anëtarëve të partisë të Batalioneve I, II e III
Prej Tomorricës në Çezmë të Mokrës
Nga Çezma në Skroskë
Nga Skroska në kasollet e Dragostunjës
Prej kasolleve të Dragostunjës në Llangë. Qarrishta.
Rënia në pritën balliste të Qarrishtës
Prej Llënge në Martanesh
Prej Martaneshi në Shëngjergj
Në Pezë
Prej Peze në Sulovë
Luftimet dhe puna politike në Sulovë
Shkatërrimi i forcaeve balliste dhe gjermane në Tomorricë
Në Gorë
Asgjësimi i forcave balliste në Dunicë të Mokrës
Puna politike në Mokër
Konferenca e brigadës në Popçisht
Mbledhja e anëtarëve të partisë të brigadës
Mbledhja e komandave të batalioneve dhe të kompanive
Çlirimi i Vërçës dhe i Shpatit
Çlirimi i Pogradecit
Luftimet në Mokër
Konferenca e Moglicës. Zgjedhja e delegatëve për Kongresin e Përmetit
Luftimet në rajonin e Qukësit dhe në Shpat
Operacioni për spastrimin e rajonit të Polisit dhe luftime të tjera në Shpat
Luftimet në Balibardhë e në Belsh
Brigada I Sulmuese hyn në Divizionin I Sulmues
Luftimet në Vërçë
Luftimet në Sulovë
Gracka në Urën e Moglicës
Luftimet në Qafën e Gjarprit e në Qafën e Gurit të Prerë
Luftimet në Shëmbërdhenj
Mbledhja e shtabeve të batalioneve. Zbrëthimi i urdhërit të Komandës së Përgjithshme për mësymjen e divizionit
Spastrimi i Mokrës, i Vërçës dhe i Shpatit
Çlirimi i dytë i Matit
Shkatërrimi i orvatjes së fundit të armiqve për të ripushtuar Matin
Konferenca e nëntë e brigadës dhe mbledhja e komandave të batalioneve
Konferenca e përgjithsme e rinisë dhe aktivi i rinisë komuniste në brigadë
Lufta e Krujës
Sulmi kundër forcave të Legalitetit në Prezë
Disa përpjekje me armiqtë përpara marrjes së detyrës për të sulmuar Tiranën
Veprimet luftarake përgatitore përpara betejës së madhe të Tiranës
Pregatitja ideo-politike
Faza e parë
Faza e dytë
Çlirimi i Tiranës
Shpartallimi i forcave reaksionare që sulmuan Koplikun
Asgjësimi i forcave reaksionare në Kelmend
Në aktivitetin e Brigadës I Sulmues numërohen më se 200 luftime, një pjesë e mirë të cilave përmenden si betejat më të shënuara të UNÇSH.
Në radhët e brigadës u pregatitën disa qindra kuadro, komandantë e komisarë politikë, nga radhët e luftëtarëve të thjeshtë. Në brigadë u pranuan afro 350 anëtarë partie dhe 1000 të rinj komunistë. Aty mësuan shkrim e këndim 700 luftëtarë.
Në përleshjet me ushtrinë italiane e gjermane si dhe forcat balliste, zogiste e xhandare, dhanë jetën rreth 370 luftëtarë të brigadës. Nga këta katër komandantë batalioni: Gjok Doçi, Xheladin Beqiri (Karadaku), Fejzi Micoli (Vullneti), Tercilio Kardinali; komisar batalioni Myslim Shyri; zëvendëskomisar batalioni Irakli Tërova; njëzet e dy komandantë e nënkomandantë kompanie dhe togëkomandantë: Jashar Vlloshmi, Mefail Rozani, Soti Bulgareci, Nuredin Breshani, Riza Kodheli (Hekali), Xhevit Hekali, Vangjel Poloska, Haxhi Saliu, Ibrahim Shehu, Mersin Hysaj, Idriz Leshenka, Ymer Rexhepi, Seit Polisi, Musa Karapici, Foni Kromidha, Estref Osoja, Avni Kondi, Dico Naumi, Aliko Zagolli, Miti Qose, Memo Beqari, Sefer Ademi; nëntë komisarë e zëvendëskomisarë kompanie: Hasa Mëhilli, Andon Xoxa, Turan Mataj, Adil Lame, Mina Spiollari, Reshit Çelirama, Andon Tasho, Sedat Babani, Veiz Beqaj; shtatëdhjetëe gjashtë anëtarë partie; pesë shoqe partizane: Inajet (Nete) Dume, Pinellopi Piro, Flora (Lola) Myteveliu, Agllai Tako, Afërdita Thanasi.
Po të marrim mesataren e numrit të luftëtarëve t brigadës 1100 vetë, del se në fushën e betejës kanë rënë dëshmorë 34% e tyre. Të plagosurit janë rreth 1000 vetë, d.m.th. 90% e partizanëve.
Në të njëjtën kohë brigada vrau 3500 armiq, plagosi 4-5000 armiq, zuri robër afro 4000, d.m.th. nxori jashtë luftimi gati 12,000 italianë, gjermanë e reaksionarë.
Me titullin e lartë të “Heroit të popullit” janë nderuar edhe 12 luftëtarë të saj: dëshmorët Gjok Doçi, Inajete Dume, Myslim Shyri, Xheladin Beqari, Fejzi Micoli, Mehmet Shehu, Emine Demiri, Muhamet Prodani, Gjeli Argjiri, Nreko Rino, Vehbi Hoxha dhe Hekuran Pobrati.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Shpresë për popullin, tmerr për armikun. Bridaga I Sulmuese – Tiranë, 1971.