Etapa e parë e mësymjes së armikut nuk i arriti objektivat politike e ushtarake. Njësirë e repartet e UNÇSH, që vepronin në Berat, Korçë e Përmet, nuk u asgjësuan. Rreth ¾ e tyre, duke përdorur një mbrojtje me veprimtari të lartë dhe dke iu shmangur luftimit ballor me armikun në një kohë të gjatë, mundën të dilnin në shpinë të forcave të armikut. Më 10 qershor ato kishin dalë: Divizioni I Sulmues, Brigada VII SUlmuese dhe forcat territoriale të qarkut të Beratit në zonën e Tomorrt; më tepër se dy batalione të Brigadës IV SUlmuese dhe batalionet “skënder Çaçi”, “Reshit Çollaku” dhe “Fuat Babani”, në zonën e Mokrës, Gorë-Oparit dhe në malin e Moravës; Brigada VIII në tonën e Zagorisë, të Lunxhërisë dhe të Pogonit. Këto njësi e reparte përbënin një grupi të fuqishëm për t’u hedhur në kundërmësymje në çastin kur armiku do të vijonte etapën e dytë të mësymjes në zonën Kurvelesh, Mesaplik e Bregdet.
Në këtë gjendje Komanda e Përgjithshme hartoi planin e kundërmësymjes. Ideja kryesore ishteë që me forcat e Divizionit I Sulmues, të Brigadave II, III, VII Sulmuese dhe të batalioneve partizane vendase të jepeshin goditje të fuqishme e të befasishme në drejtime të ndryshme për shpartallimin e forcave pushtuese dhe të bandave xhandaro-balliste të rivendosura në krahinat e qarkut të Korçës, të Elbasanit, të Beratit, në Zonën e Përmetit; ndërsa me forcat e Brigadës VIII dhe me një pjesë të forcave të Zonës I Operative të goditeshin trupat gjermane që vepronin në Kurvelesh dhekolonat e tyre që lëviznin gjatë luginës së Drinos dhe gjatë grykës së Këlcyrës. Goditjet e njësie të UNÇSH duhet të çonin patjetër në spastrimin e tërë zonave që armiqtë e kishin pushtuar përkohësisht dhe, pasi të ndihmonin në formicim e mëtejshëm të pushtetit nacionaçlirimtar e të pushtetit ushtarak të prapavijave, të dilnin sa më parë në vijën: Perat - Vithkuq - Voskopojë - Pogradec - Qafë Thanë, bregu i majtë i lumit Shkumbin (në jug të Elbasanit) - Gostimë - Berat - Patos, për të qenë në gatishmëri për fillimin e mësymjes së përgjithshme.
Për të vënë në jetë këtë plan, më 14 qershor të vitit 1944 Shtabi i Përgjithshëm lëshoi urdhrin e ditës me rëndësi historike, në të cili thuhej: “Nga dështimi i ofensivës së dytë të armikut dhe nga kundërofensiva jonë e rreptë varet shpejtimi i çlirimit të popullit tonë… përpara në ofensivë për të shafrosus armikun gjerman dhekuislingët e tradhtarët!”*
*“Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm…” vëllimi II, botimi II, Tiranë, 1976.
Në ndihmë të komandave të njësive të UNÇSH u dërguan përfaqësues të Komiteti Qendror të PKSH dhe të Komandës së Përgjithshme.
Sipas planit, njësitë dhe repartet kaluan në kundërmësymje të përgjithshme. Forcat e Divizionit I Sulmues, në rendim luftimi në një skalio, u hodhën në mësymje vendimtare në drejtimet: Brigada I dhe IC Sulmuese Opar - Gorë - Mokër - Tomorricë - Vërçë - Shpat dhe Brigada V Sulmuese Qafëdardhë - Gramsh - Gostimë. Forcat e tjera i zhvilluan veprimet msëymëse në drejtimet: Brigada VII dhe forcat e qarkut të Beratit: Çorovodë - Berat - Shpirag; Brigada II Sulmuese dhe batalionet e qarkut të Korçës; Frashër - Ersekë; Brigada III Sulmuese; Dangëlli - fshatrat në veri të Përmetit - Dëshnicë; Brigada VIII Përmet - Këlcyrë dhe Çajup - Gjirokastër; ndërsa Grupi IV Partizan i Zonës I Operative: Konispol - Delvinë. Brigadat i rreshtuan forcat e batalioneve në vijë për të lëvizuar paralele në rrugëkalime të ndryshme, me qëllim që të spstronin armiqë në fshatrat e një gryke, lugine ose kurrizi malor.
Gjatë pesë ditëve forcat e Divizionit I Sulmuese çliruan krahinën e Mokrës, të Bërzeshtës, Polisit, Vërçës, Shpatit e Sulovës. Më 21.6.1944 u përqendruan në afërsi të lumit Shkumbin. Brigada VII me dy batalione të shtabit të qarkut të Beratit, spastruan nga armiqtë zonën në të dy krahët e lumit Osum, çliruan Nahijen e Beratit e krahinës e Shpiragut dhe dolën deri në afërsi të Kuçovës. Brigada II Sulmuese, me batalionet e qarkut të Korçës, çliruan zonën e Devollit, Kolonjës e të Vithkuqit dhe goditën forcat hitleriane brenda në qytetin e Korçës e të Ersekës. Brigada III Sulmuese, pasi spastroi nga armiqtë krahinën e Dangëllisë dhe pjesën më të madhe të Dëshnicës, hyri në qytetin e Përmetit. Ajo mori urdhër të zhvendosej me shpejtësi në afërsi të Këlcyrës për të mbledhur njoftime për lëvizjet e trupave gjermane dhe për t’u dhënë goditje të befasishme gjatë rrugës Përmet - Këlcyrë - Kiçok. Brigada VIII çliroi Zagrinë, Lunxhërinë e Pogonin dhe doli në front të gjerë nga Draoti në Libohovë.
Hedhja në kundërmësymje e njësive të UNÇSH në Shqipërinë e Jugut, në një kohë kur mësymja e përgjithshme armike e qershorit ishte ende në vijim në zonën e Kurveleshit, e vuri komandën gjermane në një gjendje tepër të ndërlikuar. Për të dalë nga kjo gjendje, ajo në ditët e fundit të qeshorit ndërmori edhe dy operacione të tjera: njërin në zonën midis Drinos dhe Vjosës të quajtur “Uhu”* me rreth 3000 veta të Divizionit I Malor dhe Divizioni 104 e tjetri në zonën midi Vjosës e Beratit që quajtur “Steinbock”* me rreth 10,000 të Divizionit I Malor, të Divizionit 297, të Regjimentit II “Brandenburg” dhe rreth 2000 forca reaksionare xhandaro-balliste. Të dy këta operacione dështuan para se të fillonin.
Të gjitha forcat e UNÇSH që u hodhën në kundërmësymje, edhe pse kishte mungesa të mëdha në municione, në veshje e në ushqime, i kaluan me guxim vështirësit dhe plotësuan me sukses detyrat. Rol të rëndësishëm për forcimin e punës së Partisë dhe rriten e afëtsive organizuese e udhëheqëse të saj gjatë zhvillimit të kundërmësymjes luajti qarkorja e datës 16.6.1944 e KQ të PKSH “Mbi forcimin e punës politiko-edukative të UNÇSH”. Suksesi i forcave të UNÇSH në kundërmësymje shënoi marrjen e plotë të nismës edhe në shkallë strategjike. Pas dështimit të mësymjes së dytë të përgjithshme të qedhorit, pushtuesit nuk mundën të ndëmerrnin më operacione të kësaj shkalle.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Historia e Artit Ushtarak të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar – Tiranë, 1989. (Ministria e Mbrojtjes Popullore, Akademia Ushtarake). Autorët: Avni Hajro, Kadri Cenolli, Maksim Ilirjani, Mustafa Novi, Proletar Hasani, Refik Kucaj, Shahin Leka, Vangjel Kasapi.