Me dështimin e mësymjes armike të dimrit të viteve 1943-1944, në pranverë të vitit 1944, “...iniciativa operative kishte kaluar në përgjithësi në duart e Ushtrisë Nacional Çlirimtare”*. Gjendja morale e forcave të armikut kishte rënë. Reaksioni vendas ishte në shthurje të plotë.
*Enver Hoxha, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, Tiranë, 1982, f. 285-286.
Duke analizuar dhe vlerësuar rritjen e LANÇ, fuqizimin e UNÇSH dhe të këshillave nacional-çlirimtare, gjendjen e vështirë të armikut brenda dhe jashtë vendit dhe krizën e pandreqshme të reaksionit, Shtabi i Përgjithshëm, sipas udhëzimeve të Komitetit Qendror të PKSH, mori vendimin për kalimin e UNÇSH në mësymjen strategjike të pranverës së vitit 1944.
Mësymja pranverore e forcave të UNÇSH e vitit 1944 ishte vijim i kundërmësymjes së kryer gjatë muajve shkurt-mars 1944. Ajo ishte një operacion i shkallës strategjike me një rëndësi të madhe për nga përmasat sipërfaqësore e të forcave pjesëmarrëse në të, si dhe për nga qëllimet që synonte të arrinte.
Shtabi i Përgjithshëm përcaktoi si qëllim kryesor të këtij operacioni marrjen dhe zotërimin e plotë të nismës operativo-strategjike nga UNÇSH, Njëherazi, me të u shtruan për t’u arritur edhe disa synime siç ishin: zgjerimi i zonave të lira dhe lidhja midis tyre; pengimi i lëvizjes së armikut në rrugët kryesore; të detyrohej armiku që të strukej në qytete dhe, në rrethana të mundshme, të mësyheshin qytetet ose qendrat e veçanta; të mundësohej kalimi në veri të lumit Shkumbin i njësive të UNÇSH; të forcohej pushteti i këshillave nacionalçlirimtare dhe të sigurohej mbajtja e Kongresit I Antifashist Nacional-Çlirimtar. Në mënyrë të sintetizuar këto synime shprehen në Urdhrin e Ditës të 6 prillit të vitit 1944, ku ndërmjet të tjerave shkruhej: “Anekënd Shqipërisë të sulmoni qendrat vitale të armikut, të shkatërroni rrugët, të hidhni në erë urat, të shkatërroni depot e armikut dhe kazermat e tij…”*
*”Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm…”, vëllimi I, Tiranë, 1976, f. 285
Për planëzimin e mësymjes Shtabi i Përgjithshëm i kushtoi vëmendje vlerësimit të forcave tona të armikut dhe të terreneti, në të cilin do të zhvillohej mësymja.
Nga Operacioni armik i Dimrit të viteve 1943-1944 formacione e UNÇSH nuk ishin shkatërruar, përkundrazi ato ishin kalitur e fuqizuar, ishin rritur në sasi, ishin krijuar edhe 3 brigada të tjera,* përveç mjaft batalioneve që vijonin të krijoheshin në qarqe.
*Ishin Brigadat IV, VI, dhe VII Sulmuese.
Forcat kryesore të UNÇSH ndodheshin në Shqipërinë e Jugut. Veprimtaria e fuqishme luftarake e forcave partizane gjatë kundërmësymjes së dimrit (shkur-mars 1944), kishte sjellë si përfundim çlirimin e disa krahinave të zonave të vendit dhe vendosjen e përforcimin e këshillave nacionalçlirimtare. Kjo e kishte bërë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm të armikut në pozitat e arritura. Shtabi i Përgjithshëm, duke ndjekur me vëmendje gjendjen e përgjithshme politike dhe ushtarake të armikut, arrinte në përfundimin se ai ishte tronditur e lëkundur, më tej, çka shprehej si në rënien moralo-psikologjike edhe në mungesën e forcës goditëse e pakësimin e veprimtarisë së tij luftarake.
Në prag të mësymjes pranverore gjermanët nuk kishin më forca të mjaftueshme për të ndërmarrë dhe për të kryer operacione të mëdha. Në këtë kohë ata i kishin përqendruar forcat e veta kryesore në qytete. Një pjesë të forcave i kishin shpërndarë për të ruajtur rrugët krysore të vendit. Këto vija rrugore ruheshin me postblloqe dhe grupe rojesh të shumta prej 13-30 veta secili.
Sidoqoftë, duke vlerësuar objektivisht gjendjen reale të armikut, Shtabi i Përgjithsëm mbante parasysh edhe mundësinë e ndonjë kudërveprimi nga gjermanët dhe reaksioni vendës. Këtë e diktonin disa arsye të dukshme.
Pikërisht në këtë gjendje komanda gjermane i kërkoi ndihmë Armatës II të blinduar. Ndërkaq u rishikua plani i vjetër për krijimin e “ushtrisë dhe xhandarmërisë shqiptare” për të shtuar numrin e forcave. Në të tilla rrethana bëhej i mundshëm gjithmonë: “...eventualiteti i një ofensive nga ana e nazistëve gjermanë.”* Gjithashtu në këtë gjendje, komanda gjermane hartoi planin e saj, i cili kishte në themel idenë për mbrojtjen me çdi kusht të pozitave të zëna dhe synonte për të rimarrë nismën e humbur. Këtë të fundit ajo do ta realizonte nëpërmjet kundërveprimeve për t’i shtyrë formacionet e UNÇSH përtej rrugëve ose zonave që i nevojiteshin më shumë.
*”Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm…”, vëllimi I, Tiranë, 1976, f. 288
Mbështetur në vlerësimet e mësipërmet, Shtabi i Përgjithshëm, sipas udhëzimeve të KQ të PKSH, mori vendimin për kalimin në mësymje strategjike në të gjithë vendin, dhe hartoi planin e tij (skema 33). Zona kryesore e operacionit do të ishte Shqipëria e Jugut ku ihte përqendruar grupimi kryesor goditës i UNÇSH. Në të përfshiheshin brigadat sulmuese (I, IV, V, VI dhe VII), forcat e Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër me 5 grupe (rreth 15 batalione), grupet dhe batalionet partizane të qarqeve Berat dhe Korçë, gjithësej 25,000 veta.* Në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut forcat partizane do të kryenin veprime sulmuese në trajtë pritash, goditje, postash, deposh, kazermash, etj duke penguar manovrën dhe duke dëmtuar forcat nazisto-reaksionare.
*Në këtë shifër nuk janë përfshirë forcat vullnetare territoriale e të njësiteve guerile, të cilat viheshin në ndihmë të forcave partizane gjatë veprimeve luftarake konkrete.
Në urdhrat që Shtabi i Përgjithshëm u dërgonte njësive e formacioneve të tjera partizane, përcaktoheshin detyrat për secilin.
Brigada I Sulmuese do të vepronte në krahinat Mokës, Vërçë e SHpat, për t’i spastruar e për t’i çliruar ato. Brida IV, në bashkëveprim me forcat e qarkut të Korçës dhe të Brigadës I Sulmuese, do të spastronte zonën prej Pogradecit në urën e Maliqit e deri në Korçë. Brigada V dhe VI Sulmuese, pasi të ndërronin zonat, do të vepronin, e para në qarkun e Gjirokatrës dhe e dyta në atë të Vlorës. Brigada V do të mësynte e do të merrte qytetin e Gjirokastrës, do të godiste kolonat e armikut në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Brigada VI Sulmuese duhet të spanstronte Himarën, krahinën e Dukatit dhe të Mallakastrës nga gjermano-ballistët dhe të bllokonte rrugën Himarë-Vlorë. Brigada V dhe VI Sulmuese duhet të beshkëvepronin ngushtësisht me forcat e Zonës I Operative. Brigadës VII Sulmuese iu caktuar qarku i Beratit: vetë qyteti, Kuçova, ura e Hasan Beut;* zë mbyllej armiku në to dhe të çlirohej krahina e Sulovës.
*Sot Ura Vajgurore.
Siç shihet nga detyrat, forcat e UNÇSH do të kalonin mësymjetn duke vepruar në zona me përmasa të mëdha. Këto zona, në përgjithësi, ishin ato të qarqeve ku qenë përqendruar dhe vepronin brigadat sulmuese ose batalionet dhe forcat e tjera partizane të qarqeve të vendit
Me rëndësi për planëzimin dhe organizimin e mësymjes janë një varg urdhrash e udhëzimesh që Shtabi i Përgjithshëm u dërgoi formacioneve partizane dy javorin e parë të prillit për masat që duhet të merrnin lidhur me organizimin e shërbimit të informacionit të ndërlidhjes, për shërbimet e prapavijës, për përgatitjen e skuadrave minatore, etj.
Karakteristika të veprimeve luftarake në rrugët e komunikacionit dhe për zgjerimin e zonave të lira. Mësymja e UNÇSH në prill-maj të vitit 1944 u zhvillua sipas detyrave të përcaktuara nga Shtabi i Përgjithshëm. Objektet e rëndësishme të goditjes u bënë rrugët e komunikacionit.
Brigada VI Sulmuese dhe forcat e Zonës I Operative, në sajë të goditjeve të pandërprera, dëmtuan dhe vunë nën kontroll të plotë rrugën strategjike Sarandë-HImarë-Vlorë. Brigada V Sulmuese kryente veprime të vijueshme mbi rrugët e lëvizjes Sarandë-Delvinë-Gjirokastër, Kakavi-Gjirokastër dhe Gjirokastër-Tepelenë-Vlorë. Brigada VIII Sulmuese dhe forcat partizane të qarkut të Beratit, krahas veprimeve të tjera luftarake, mbanin nën goditje rrugët: Ura e Hasan Beut-Fier dhe Ura e Hasan Beut-Lushnje, si dhe shumë rrugë dytësore që lidhnin Beratin me krahinat e tij. Brigada IV Sulmuese veprimtarinë e saj luftarake e shtrinte gjatë rrugës Korçë-Pogradec-Elbasan, ndërsa batalionet e qarkut të Korçës vunë nën goditje rrugën Follorinë-BIlisht-Korçë dhe Korçë-Ersekë-Janinë. Ndërkaq edhe në Shqipërinë e veriut vijonin sulmet e goditjet mbi rrugët e lëvizjes së armikut në Shkodër-Kukës-Prizren dhe Prizren-Gjakovë-Pejë. Grupi i Pezës shkatërroi rrejtin telefonik për gjatë rrugës Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës dhe Durrës-Elbasan.
Veçanërisht të vrullshme u bënë veprimet e forcave partizane në bashkëveprim me ato vullnetare të vendit sipas qarqeve e zonave të tyre të veprimit gjatë muajit maj të vitit 1944. Në këtë kohë forcat e Brigadës VII dhe ato të qarkut të Beratit, në bashkëveprim edhe me një pjesë forcash të zënave fqinje, bllokuan rrutë Ura e Hasan Beut-Fier dhe Ura e Hasan Beut-Lushnje. Më 14 dhe 21 maj sulmuan rreptë autokolonat armike në afërsi të Kuçit e të Beratit.
Të pandërprera qenë edhe veprimet luftarake të Brigadës V dhe të disa batalioneve të qarkut të Korçës përgjatë rrugëve automobilistike ura e Peratit - Përmet dhe ura e Peratit-Ersekë-Korçë. Të tilla qenë ato kundër forcave gjermane, të cilat kërkonin të depërtonin dhe të kryenin zbulim në anën tonë si në drejtim të Çarshovës, të Radovës dhe në afërsi të rajonit BIovizhdë-Çarshovë. Në të gjitha rastet gjermanët u asgjësuan, u dëmtuan rënëd dhe tërhoqën të goditur nga forcat partizane. Me frytshmëri u dha goditja kundër një detashmenti gjerman prej 50 vetash, i cili u asjgësua plotësisht nga forcat e Brigadës V Sulmuese dhe Çetat e Leskovikut.
Prej datës 13-31 maj forcat e Brigadës V Sulmuese dhe ato të batalionit “Hkamarrja” të qarkut të Korçës gati çdo ditë goditnin kolonat gjermane dhe ballistët në rrugën Korçë-Ersekë-Ura e Peratit de në afrimet e Ersekës dhe të Leskovikut.
Kjo denduri goditjesh i vuri gjermanët në pozita të vështira, ua hoqi mundësinë e manovrimit dhe përqendrimit të forcave dhe mjeteve luftarake nga njëri drejtim në tjetrin, si dhe u dëmtoi forcat dhe gatishmërinë luftarake. Në këtë kohë komanda gjermane pohonte “...të rrugët që kalojnë prej rajonit kufitar greko-shqiptar për në veripërëndim janë bllokuar nga bandat (partizanët - red.). Vetëm nëpërmjet rrugës që kalon nga Korça përgjatë liqenit të Ohrit… mund të kalohet për në Vlorë dhe Tiranë”*
*Dokumente gjermane, T 314-673, 613, 23/5/1944.
Dukuri tipike ishte se sulmet u danë të njëkohshme dhe të pandërprera, në bazë batalionetsh dhe njësitesh të vogla. Vetëm mbi autokolonat e postërojat armike në rrugën Korçë-Ersekë-ura e Peratit brenda muajit maj të vitit 1944 forcat partizane bënë mëse 10 sulme. Kjo solli një çrregullim e pasiguri në forcat armike që lëviznin në këtë trafik. Me gjithë masat që mori komanda e Korpusit XXII, nuk mund ta rivendoste gjendjen në këtë rrugë. Sulmi i forcave të UNÇSH tash ishte bërë i pranishëm gati çdo kohë. Sulmet zakonisht u kryen natën dhenë fshehtësi. Për të kryer sulmin mbi autokolonat armike, parapëlqeheshin kthesat e rrugëve.
Ajo që përbënte karakterisikën më dalluese qe ndërthurja e sulmeve edhe me elemente xheniere, të cilat rritën shkallën e dëmtimit të armikut. Kjo u arrit me mobilizimin mëtë madh të poullit dhe me përdorimin më të gjerë të dinamitit. Minime dhe shkatërrime u kryen pothuajse në të gjitha rrugët kryesore të vensit, si në ato Korçë-Ersekë-ura e Peratit, Korçë-Pogradec, Korçë-Bilisht, Elea-Gjirokastër, Sarandë-Vlorë. Minimi me xhenierë u bë dukuri tipike. Për ta vënë mbi baza organizative këtë Shtabi i Përgjithshëm udhëzoi njësitë të prëgatitnin një skuadër minatorem, anëtarët e së cilës ndoqën kurse të posaçme.* Prishja e rrugëve dhe urave, e kombinuar me sulme, e vështirësoi edhe më shumë gjendjen e armikut, të cilit përveç forcave, mjeteve dhe kohës për rindërtimin e tyre, i doli si problem tepër i vështirë qëndrimi për një kohë më të gjatë nën zjarrin dhe sulmet e forcave partizane. Zakonisht minimi dhe prishja e urave kyçe u bë larg bazave të armikut dhe atje ku ishte e pamudnur ose e vështirë manovra e automjeteve. Për këtë komanda gjermane shktuante “...se rruga Elea-Gjirokastër-VLorë,… është e mbyllur në shumë vende nga urat e hedhura në erë. Veçanrësisht duhet kohë për ndërtimin e një ure të madhe xhenjerësh.”* E detyruar nga gjendja kërcënuese në rritje dhe nga nevojat e ngutshme për manovrim e furnizimin e forcave, komanda gjermane mori masa të jashtëzakonshme: marshimi bëhej vetëm në grupe, të paktën nga 5 automjete dhe çdo ushtar mbante armën gati për zjarr, etj.
*Në këto kurse u dërguan 2 partizanë për çdo batalioin dhe 6 për çdo Brigadë Sulmuese. Këto kurse u organizuan me ndihmën e oficerëve të misioneve britanike, pasi ata kishin specialistë xhenierë dhe specialistë për lëndët plasëse. Një pjesë e këtyre lëndëve plasëse u hodhën me parashutë nga avionët britanikë.
**Dokumente gjermane, T 314-672, 000 396, 11/5/1944.
Bashërendimi i goditjeve në rrugët e komunikacionit me hedhje në erë të urave dhe prishtjen e rrugëve pengonte manovrën e armikut dhe i mbante forcat e tij të veçuara e të gozhduara për një kohë të gjatë, duke lehtësuar veprimet e formacioneve të UNÇSH, që luftonin për kapjen e garnizoneve me të rëndësishme të tij. Në këtë mënyrë, në kufirin midis dy korpuseve u krijua një hapësirë e gjerë, që zotërohej nga forcat partziane. Lidhja mund të arrihej vetëm nëpërmjet harkut rrugor Janinë-Ersekë-Korçë-Ohër-Strugë-Tiranë, etj. Në këto rrethana komandat gjermane kërkonin me ngrut që të ndërmerrej një operacion i madh në Shqipërinë e Jugut.
Në qendër të objekteve të sulmit të forcave partizane ishin vënë garnizonet e armikut e të bashkëpunëtorëve vendas. Në Sulmet kundër këtyre objekteve u përdor mashtrimi, të cilin e diktonte jo vetëm epërsia e armikut në mjete, por sidomos fortifikimi i tyre, ku ishin vendosur qendra zjarri, mjete të blinduara dhe ishin minuar e rrethuar me pengesa xheniere. Tipike qe mashtrimi i përdorur për asgjësimin e garnizonit të Patosit, i cili ishte një nga nyjat më të rëndësishme, ku mbroheshin rreth 400 gjermanë, ballistë e xhandarë dhe përbëhej nga pozicione, qendra zjarri të betonuara. Pengesa telash me gjemba, etj. (skema 34). Ai zotëronte dhe një pamje të plotë të vendit përreth. Për këtët arsye shtabi drejtues i veprimeve luftarake vendosi që sulmi ët fillonte natën nga disa drejtime për të krijuar përshtypjen se orcat partizane ishin të shumta. Të katra kompanitë që mësynin përbëheshin nga rreth 300 partizanë, me raport forcarsh 1:1.3 në të mirë të armiqve. Zhvillimi i luftimeve vërtetoi se armiku ra në lakun e këtij mashtrimi. Pas një ore luftim, duke pasur frikën e një rrethimi të plotë, gjermanët dhe pasuesit e tyre e braktisën garnizonin dhe u tërhoqën me ngutësi për në Fier. Këtë sukses forcat tona e thelluan më tej, duke u vënë në ndjekje të armikut. Një veprimtari e dendur luftarake kryen formcaionet e UNÇSH për zgjerimin e zonave të lira. Më 9 prill 1944 dy batalione të Brigadës VII SUmuese hynë në Sulovë nga dy drejtime dhe i sulmuan forcat balliste të përqendruara në fshatrat Qereshnik e Balibardhë. Ballistët u tërhoqën në panik drejt Kuçovës dhe Beratit. Çlirimi i SUlovës përbënte një sukses të madh, pasi kjo krahinë malore krijonte lidhje mes forcave partizane të qarkut të Beratit dhe të Elbasanit. Më 25 pril forcat e Bridaës VII Sulmuese dhe batalioni “Riza Cerova” në afërsi të Kapinovës rrethuan dhe dëmtuan rëndë grupin me rreth 300 gjermanë e xhandarë. Me goditjen e armikut në Shpirag dhe kapjen e Qafës së SInjës, u arrit që forcat gjermane dhe ato xhandaro-balliste të mbylleshin në qytetet Berat, Kuçovë dhe në garnizonin e urës së Hasan Beut. Kjo gjendjen ndikoi në organizimin e forcave partizane të Myzeqesë.
Ndërkohë Brigada I Sulmuese me 2 batalione sulmoi krahinën e Vërçës nga jugu dhe juglindja dhe brenda tri ditëve e çliroi atë. Më vonë u çlirua Shpati, përjashtuar fshatrat buzë rrugës Elbasan-Shtërmen. Pas kësaj forcat kolbaracioniste u strukën në garnizonin gjerman të përforcuar e të fortifikuar të Shtërmenit. Në të dyja krahinat e çliruara partizanët ngritën pushtetin e këshillave nacional-çlirimtare, ndërsa në Vërçë riorganizuan komandën dhe batalionin territorial. Forcat e Brigadës ndërmorën operacionin për spastrimin dhe çlirimin e krahinës së Polisit, të cilën ekurorëzuan me skses. Brigada kishte spastruar pothuajse krejt zonat në jug të lumit Shkumbin, përjashtuar Dumrenë dhe fushën e Cërrikut.
Forcat e Brigadës IV Sulmuese dhe ato të qarkut të Korçës, në bashkëveprim me Brigadën I Sulmuese thyen kundërveprimin e gjermanëve dhe kolaboracionistëve në Mokër e në Gorë dhe i ripastruan ato. Duke bashkëvepruar nga ana e Ersekës me forcat e Brigadës V Sulmuese, arritën të spastronin krejt fushën e Korçës dhe zonën e Malit të Thatë. Më 21 maj forcat e një batalioni të Brigadës IV Sulmuese e çliruan qytetin e Pogradecit, kurse më 26-27 maj thyen me një kundërsulm të fuqishëm përpjekjen e ushtrisë bullgare, që synonin të pushtonin Tushemishtin e Peshkëpinë (e Pogradecit). Çlirimi i shumë zonave në qarkun e Korçës dhe lidhja e tre e vunë në pozita rrethimi armikun.
Në qarkun e Vlorës, përveç Topalltisë, Dukatit, pak fshatrave të bregdetit dhe qytetit të VLorës, pjesa tjetër ishte çliruar. Brigada VI kishte çliruar krahinën e HImarës. Natën e 10-11 majit, rreth 450 partizanë të Grupit III të Zonës I Operative, mësynë nga disa drejtime në rajon gë gjerë prej anës së djathtë të lumit Vjosa, në Cakran, Varibob e deri në Peshtan, ku qenë grumgulluar më shumë se 500 ballistë. Çlirimi i Mallakastrës e shtynte kësisoj kufirin e zonave të çliruara deri në afrinat e qytetit të Fierit.
Veprime luftarake për zgjerimin e krahinave të çliruara u kryen edhe në Shqipërinë e Mesme. Gjatë prillit forcat e Grupit partizan të Pezës spastruan krahinën e Pezës, fshatin Garunjë e Madhe, si dhe fshatrat përreth Shijakut. Deri në fund të majit u çliuan edhe fshatrat që kishin mbetur në zonën midis Tiranës-Durrësit-Kavajës-Peqinit dhe Bradasheshit. Veprime luftarake për spastrimin ndërmorën edhe forca të batalioneve të Krujë-Ishmit, Dajtit, Çermenikës, Dibrës dhe petës së Matit. Tërësia e këtyre vperimeve së basku me veprimet e tjera në rrugët e komunikacionit, e kishin shtyrë armikun në rrethinat e afërta të disa qyteteve.
Edhe në këto luftime formacionet partizane vepruan me batalione sipas një ideje të përbashkët, të perimetruar e të saktësuar. Një mënyrë e tillë veprimi e diktonte, përveç të tjerash edhe qenia e shumë objektivave armike të shpërndarë në sipërfaqe relativisht të gjera. Por pati raste ku u veprua me forca më të mëdha.
Gjatë mësymjes për zgjerimin e zonave të çliruara kryhej një zbulim i gjithanshëm dhe i pandërprerë. Shtabi i Përgjithshëm u jepte njësive të dhëna të sakta për armikun dhe kërkonte prej tyre informata të hollësishme për vendosjen e armikut dhe veprimtarinë luftarake të tij. Për përsosjen e mëtejshme të zbulimit rëndësi të veçantë patën udhëzime e Shtabit të Përgjithshëm të 5 prillit të vitit 1944. Në të porositej që njësiteë e repartet gjatë lëvizjes të nxirrnin patrulla zbuluese prej 3-4 vetash dhe të organizohej shërbimi informativ i këshillave nacional-çlirimtare, i komandave të vendit dhe shërbimi informativ privat.* “Të tria këto qendra lidhen direjt me shtabin e brigadës…”* Zbulimi me vrojtim u zhvilluamë tej dhe u bë më i frytshëm. Në sajë të informacionit të pasur komandat dhe shtabet partizane arritën që të merrnin vendime të reja në pështatje me situatat e krijuara, të zbulonin planet e ardhsme të armikut dhe t’i prishnin ato me kohë.
*Përbëhej nga banorë vendës të zgjedhur.
**”Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm…” vëll. 1, bot. 1; Tiranë, 1976, f. 294.
Tipike mbeti befasia, e cila në harmoni edhe me elemente të tjera çoi në arritjen e objektivave luftarake. Për arritjen e befasisë u përdor luftimi natën nlë rreth 8%. Përfundimet me sukses të luftimeve kundër armikut të rrethuar në Veliqot. Ishin rrjedhojë e sulmit natën, ku “...u vranë 8 dhe u zunë 40 robër, si dhe 19 mushka me ushqime, 150 predha mortaje të rënda, 2 mitralozë gjermanë, pushkë dhe revolverë”.* Po kështu edhe sulmi për marrjen e Dërsnikut, nga një batalion i Brigadës IV Sulmuese tok me batalionin “Tomorri”, që u krye në orën 2 e gjeti në befari të plotë armikun. Nata dhe befasia bënë të mundur që luftimet të kryeshin në afërsi. Vijat e sulmet ziheshin jo më larg se 100m dhe rendimet e luftimit ngushtoheshin. Forcat e Brigadës V e asaj VI Sulmuese, ndëpërmjet goditjeve të befasishme dhe nga afër kundër forcave gjermane të përhumbura në zonën e Kuçit, i shkaktuan armikut dëme të ndjeshme. Në sulmin kundër Dërsnikut nga një batalioni i Brigadës IV Sulmuese dhe batalioni “Tomori” ndikoi afërsia e vijave të zëna. Për të shfrytëzuar ndërhapësirat në këtë luftim, u vepruar me skuadra sulmi. Luftimi në fshat, që u zhvillua gjatë natë përreth 3 orë, mori karakterin e një lufte shtëpi më shtëpi. Luftimi u krye në afërsi me bomba dore, të cilat patën efekt të madh.
*AQU, Fondi i Brigadës V Sulmuese, Kutia 2, Dosja 7, f. 51.
Batalioneve zakonisht u caktohej detyrë e shpejtë (e afërt) dhe e pastajme. Në të gjitha rastet që batalioni partizan kreu detyra sulmuese kundër qendrave të banuara, detyra e afërt synonte rrethimitn e armikut, kurse detyra e pastajme ishte asgjësimi i tij. Kështu u vepruar në lustimet e Kuçit, nga forcat e batalionit 3 të Brigadës V Sulmuese dhe në Porodinë, në Dërsnik, në Pojan, etj, nga batalionet e Brigadës IV Sulmuese.
Karakteristika dalluese e mësymjes ishin lëvizshmëria dhe shpejtësia e veprimeve luftarake. Kjo u diktua edhe nga përmasat e mëdha të zonave të veprimit dhe dendësia e objekteve armike që duheshin goditur. Brigada VII Sulmuese, së bashku me forcat partizane të qarkut të Beratit, veproi në një sipërfaqe rreth 3900 km2: Brigada V dhe ajo VI Sulmuese dhe forcat e Zonës I Operative vepruan në një sipërfaqe rreth 5500 km2. Ndërkaq Brigada IV Sulmuese, në bashkëveprim të ngushtë me forcat partizane të Korçës, kryen veprime në këtë qark me sipërfaqe 3300 km2. Nëpërmjet lëvizjeve të shpejta, batalionet goditnin objektet kryesore të armikut. Batalioni 1 i Brigadës VII Sulmuese lëvizi prej Terpanit dhe u hodh në Qereshnik e pastaj në Krrekës, Lapardha, Lumas, Velagozhd, etj, duke e goditur armikun në një hark prej 20-25 km e më shumë, breda një periudhe prej gati 50 goditje të rëndësishme.
Manovra për t’i dalë në krahë e në shpinë armikut, në mjaft raste synonte për ta rrethuar, për ta asgjësuar e për ta zënë rob atë. Tipike ishte manovra krahë e shpinëmarrëse e një pjese të një batalioni të Brigadës VII Sulmuese dhe të batalionit partizan “Riza Cerova” ndaj 300 forcave gjermano - xhandare, që po marshonin drejt Kapinovës. Forcat partizane, duke shfrytëzuar lumin Osum si pengesë ujore dhe trajtën e vendit, manovruan në krahun e djathtë të tij dhe mbyllën plotësisht rrethimin.
Përfundimet e këtyre goditjeve çuan në zgjerimin e mbrojtjen e zonave të lira. Ato i çoroditën armiqtë dhe i detyruan që të rrallonin daljet prej qendrave ku ishin vendosur.
Zgjerimi i zonave të lira mundësoi përqendrimin e forcave partizane në afërsi të qyteteve. Ato ndërmorën një varg goditjesh, fillimi nëpikat më të ndjeshme si në postblloqet, në garnizonet përreth, në afrinat e tayre e më pas në brendësi të qyteteve si në Berat, në Korpë, në Vlorë, Pogradec, etj.
Sulmet mbi qytet e me një pjesë forcash gërshetoheshin me veprimet luftarake në krahina, duke i dhënë në këtë mënyrë mësyamjes një shtritrje mjaft të gjerë.
Gjatë muajve prill e maj forcat partizane, që vepronin në qarkun e Beratit, goditën armikun brenda në qytet e në Kuçovë, me një dendësi të lartë veprimesh. Një batalion i Brigadës VII Sulmuese në prill ndërmori katër goditje brenda në Berat; po kaq goditje u dhanë edhe gjatë muajit. Sulme të pandërprera u ndërmorën edhe nda qytetit të Korçës nga Brigada IV dhe batalionet e qarkut. Tërësia e këtyre goditjeve ua kufizoi armiqve mundësinë e manovrës, ia prishën planet për të ndërmarrë operacione mësymëse dhei detyruan ata të qëndronin përherë në alarm, duke u mbrojtur brenda qyteteve.
Tipike ishte mësymja për çlirimin e Pogradecit, që përfshinte edhe çlirimin e fshatrave në rrethinat e qytetit (skema 35). Pogradeci, me rrethinat e tij, përbënte një nyje të rëndësishme në rrugën strategjike Korçë-Pogradec-Strugë dhe Korçë-Pogradec-Elbasan. Për mbrojtjen e tij armiku përqendroi rreth 1200 forca. Në qytet ishin vendosur rreth 350 gjermanë dhe xhandarë të batalionit kuisling “Luboten”; në Starovë 700 ballistë; në Çëravë 160 xhandarë; në kala dhe në kodrat përreth qyrtetit 30 xhandarë.
Forcat pjesëmarrëse në operacion përbëheshin nga 5 batalione të Brigadës I, IV Sulmuese dhe batalionit “Reshit Çollaku” me rreth 1300 partizanë. Raporti i forcave arriti në 1.1:1 në të mirë të forcave partizane. Një numër i tillë forcash haret për herë të parë në çlirmin e një qyteti.
Sipas planit të shtabit të përbashkët forcat u ndanë në dy pjesë: për mësymjen mbi qytet e Starovë dhe për sigurimin e krahëve ee të shpinës. Forcat që do të mësynin n qytet përbëheshin ngas dy batalione. Batalioni 2 i Brigadës I Sulmuese kishte si objekt të mësynte Pogradecin, ndërsa batalioni 1 i Brigadës IV Sulmuese mori detyrë të asgjësonte forcat balliste në Starovë. Këto forca rendimin e luftimit e ndërtuan në një vijë. Forcat e tjera prej 4 batalionesh morën detyrën të bllokonin qafat, rrugët e drejtimet për të mos lejuar ndihmat e armikut dhe të spastronin rrethinat nga forcat xhandaro-balliste. Një batalion i Brigadës IV Sulmuese u vendos në Grabovë për të siguruar drejtimin Korçë-Pogradec, një batalion i Brigadës I Sulmuese mori detyrë që me një pjesë të forcave të lëvizte gjatë fshatrave Beragozhdë, Stropckë, Leshnicë e Çërravë, me pjesën tjetër në drejtim të Qafës së Plloçës, duke spastruar e siguruar shpinën e forcave të grupimit mësymës, në krahun jugor të tyre; një batalion i Brigadës IV u vendos në Piskupat për të mbyllur drejtimine e Qafës së Thanës: Batlaioni “Reshit Çollaku” me dy kompani u vendos në rajonin e GOlikut, për të mbyllur drejtimin Qukës- Mokër, ndërsa një kompani u mbajt në rezervë të shtabit operativ.
Zhvillimi i luftimeve treogi rëndësinë e forcave bllokuese për ndalimin e forcave të jashtme armike që u vinin për ndihmë të rrethuarve në qytet. Ato ndaluan armikun për të depërtuar në Pogradec nga ana e Prrenjasit dhe e Korçës. Sukses i plotë u arrit në pritën e Qafës së Grabovicës, kur reth 200 forca gjermane u dëmtuan rëndë dhe u detyruan të ktheheshin. Edhe nga drejtimi i Qafës së Thanës armiku u përpoq të çante me dy kompani të përforcuara me autoblinda e artileri me rreth 500 veta, por u ndesh në pritën e Piskupatit, të cilën nuk e shpërtheu dot. Për luftimin me sukses kundër tyre, u shfrytëzuan me frytshmëri rrezimet, të thyerat e vendit, lartësitë dhe shkëmbnjtë si dhe u përdorën minimet, prishtjet e pjesshme të rrugëve etj.
Për çlirimin e qytetit afrimi i forcave në pozicionet e nisjes dhe përgatitja e tyre për mësymje u bë natën, në fshehtësi dhe 1-2 ditë përpara. Forcat u përhapën në vijën: Kalaja e Pogradecit, fshati Vërdovë, me drejtim mësymjeje Kalaja e Pogradecit-hotelet. Çdo batalioni iu caktua detyr e afërt, thellësia e së cilës ishte 400-500 m dhe përfshinte rrethimin e plotë, ngushtimin dhe asgjësimin ose kapjen rob të forcave armike (skema36). Koha për plotësimin e detyrës së afërt zgjati rreth 5 orë. Brenda kësaj kohe forcat tona kapën kalanë e Pogradecit dhe objektet rreth hoteleve të qytetit, që përbënin pikëmbështetjen kryesore të qëndresës së armikut. Ndërkohë kompania që vepronte në drejtimin ndihmuse, me një pjesë forcash, pasu asgjësoi pikëmbështetjen e armikut në kodrën në veri të qytetit, mbylli drejtimin më të mundshëm të tërheqjes s armikut, atë prëgjatë bregut të liqenit drejt Shën-Naumit. Plotësimi i detyrës së largët zgjati rreth 30 orë, ditën zhvilloheshin luftime pas mburojave, ndërsa natën bëhej ngushtim i shkallëzuar i rrethimit. Operacioni zgjat 35 orë dhe mbyll me çlirimin e plotë të Pogradecit e të fshatit Starovë.
Marrja e ndërtesave dykatëshe tëhoteleve u arrit duke i veçuar nga njëra-tjetra me zjarrin e dendur të armëve. Për marrjen e pikëmbështetjes në qendër të qytetit, i cili ndodhej në një bllok me banesa të tjera, luftimi u zhvillua dritare më dritare dhe mbi çatitë e shtëpive. Por zjarri dhe qëndresa armike nuk lejonte afrim të mëtejshëm. Atëherë u përdorën shishet me benzinë dhe granat e dorës. Si rrjedhojëarmiku u asgjësuar plotësisht. Për marrjen epikëbmështetjes tjetër, që ishte 50-100 m larg nga ndërtesat përreth dhe që sundonte mbi rrugët u përdorën skuadra sulmu, të cilat u pajisën edhe me granata dore. Detyra e tyre iste asgjësimi i mitralozave të rënëd e të lehtë, që pengonin afrimin e forcave partizane. Secili pjesëtar kishte për detyrë të asgjësonte një pikë zjarri, ecila përbëhej nga një mitraloz armik. Si rrjedhojë e zjarrit të fuqishëm e të dendur të armikut, lëvizja për afrim u krye me vrap, me kërcime të shkurtra dhe duke shfrytëzuar çdo lloj pengese. Kur u afruan pranë objektit, hodhën granatat e dorës mbi dritaret e katit të parë, të cilin e kapën.
Pas kësaj luftimet u zhvilluan për marrje e katit të dytë, të ndihmua nga zjarri i pandërprerë i forcave mbështetëse, të cilat qëllini mbi dritaret e këtij kati. Në këtë veprim luftarak partizanët u shquan për nismë dhe shpirt të lartë sulmues. Mbështetja e popullit qe përshpjetuesi kryesor, pasi iktheu shtëpitë e veta në pozicione të vërteta zjarri dheu udhëhoqi partizanët drejt objektivae të sulmit në mënyrë të fshehtë dhe në rrugë më të shkurtra.
Një tipar tjetër ishe vijimësia e mësymjes. Pas çlirimit të Pogradecit forcat partizane i vijuan veprimet e tyre me sukses edhe disa ditë më pas në Malin e Thatë. Gjatë operacionit u arritën tregues të lartënë dëmtimin e armikut e të trahdtarëve: u vranë meë se 150 gjermanë e ballistë, u zunë 270 robër dhe u spastruan fshatrat përreth Pogradecit.
Luftimet për çlirimin e qyteteve çuan në krimin e një përvoje të re. Në raportin dërguar Shtabit të ërgjithshëm të UNÇSH, shtabi i përbashkët operativ shkruante: “GJatë veprimeve kemi konstatuar se partizanët tanë kanë arritur në një shkallë pjekurie të mirë dhe tashti janë në gjendje të sulmojnë qendra të banuara dhe vepanërisht qytete…”*
*AQU, Fondi i Brigadës IV Sulmuese, Dosja 10, f. 115-116.
Për të rimarrë nismën, komanda gjermane organizoi operacionet lokale “Dolchstoss”* në zonën Pogradec-Mokër-Gorë dhe “Blindschleiche”** kundër grupit IV të Zonës I Operative. Në të parin, që u zhvillua në drejtimet Lin-Pogradec dhe Përrenjas-Rodokal-Dunicë, gjermanët hodhën një grup lutimi me 3000 forca të Divizionit 297, përveç shumë reaksionarëve, të cilët shoqëroheshin me artileri e autoblinda dhe bmështeteshin nga aviacioni. Nga drejtimi i Korçës, me qëllim shtypjeje e bllokimi, drejtë Gorës mësynin forca të tjera gjermane. Operacioni filloi më 21 prill dhe mbaroi në fund ë muajit me dështim të plotë. Kurse operacioni tjetër përfshinte 4500 forca të Korpusit XXII, përveç 2000 ballistëve e rezervistëve të qarkut të Gjirokastrës e të Çamërisë. Ai synonte pushtimin e zëns së rëndësishme Delvinë-Sarandë-Konispol, por dështoi. Ndërsa ky operacion u përballua nëpërmjet manovrimeve të shkathta në një zonë malore, duke goditur armiqtë në krahë e në shpinë dhe duke ruajtur nga dëmtimi forcat tona, operacioni në zonën Pogradec-Mokër-Gorë u thye me prita e kundërsulme në shumë drejtime e pika, me depërtime dhe goditje në rrugët e lëvizjes dhe deri tek kazermat e tij, të cilat e detyruan armikun që të tërhiqej. Kështu, një batalion i Brigadës I Sulmuese për të lehtësuar forcat partizane, që ishin objekt i operacionit armik “Dolchstoss” kreu veprime diversioniste kundër përqendrimeve armike në Përrenjas e në Qukës. Komanda gjermane ra në grackën e këtij mashtrimi. Ajo i manovroi forcat në ndihmë të garnizoneve në Qukës e Përrenjas, duke menduar se ato ishin rrethuar nga forcat e shumta partizane.
*Thikë pas shpine
**Një lloj hardhuceje shumë agresive.
Në kuadrin e mësymjes Shtabi i Përgjithshëm u ngarkoi njësive dhe reparteve të UNÇSH detyra të rëndësishme për sigurimin e punimeve të Kongresit I Antifashist Nacionalçlirimtar që do të mbahej në Përmet. Sipas planit operativo-strategjik frocat kryesore të UNÇSH u vendosën në një sipërfaqe rreth 7000 km2, duke mbyllur të gjitha drejtimet e rëndësishme që të çojnë në Përmet. Këto masa Shtabi i Përgjithshëm i konceptoi dhei zbatoi si një plan ku forcat e UNÇSH, në vijim të mësymjes do të kryenin njëkohësisht edhe detyrën e sigurimit të punimeve të këtij Kongresi.
Mësymja strategjike e UNÇSH në pranverën e vitit 1944 i plotësoi pothuajse tërërsisht objektivat e saj politikë dheushtarakë. Pothuajse të gjitha krahinat në jug të lumit Shkumbin dhe zona e veprimit e Grupit Partizan të Pezës ishin spastruar nga armiku. Në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut veprimet e forcave partizane u zgjeruan më tej. Mjaft zona u lidhën me njëra-tjetrën. Zona e çliruara përbënin rreth 55% të të gjithë sipërfaqes së vendit. Tashmë armiku dhe reaksioni u mbyllën në disa qytete dhe qendra të cilat goditeshin nga forcat e UNÇSH. GJatë rrugëve të komunikacionit armiku zotëronte disa pikëmbështetje, por nën sulmet e vijueshme të forcave të UNÇSH ato ishin thuajse të bllokuara. Në këtë pikëpamje mësymja e forcave të UNÇSH e ishte copëtuar armikun në disa zona të veçuara, me mundësi të pakta lidhjeje, manovre dhe rigrupimesh për të kundrëvepruar. Ky operacion strategjik i kishte nxjerrë forcat kryesore të UNÇSH në bregun jugor të Shkumbinit, gjë që përbënte një bazë nisjeje për të kaluar lumin për në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut.
Gjatë periudhës prill-maj të vitit 1944 efektivi i UNÇSH ishte rritur në 35,000 veta. Krahas rritjes dhe shtimit të informacioneve të vogla, u krijuan edhe dy brigada të tjera, Brigada VIII dhe ajo XII Sulmuese. Numri i forcave partizane u rrit edhe në brigadat e tjera. Brigada V Sulmuese arriti 950 partizanë, Brigada IV Sulmuese 1084 partizanë, Brigadës VII iu shtuan 262 vullnetarë të rinj, etj. Kjo ndikoi edhe në përmirësimin e ndërtimit organizativ, duke shtuar sasinë e reparteve dhe të nënreparteve të tyre.
Një përmirësim i ndjeshëm u bë në këtë periudhë në ndërtimin organizativ të forcave vullnetare, duke kaluarnë organizimin masiv të batalioneve territoriale. Organizimi i popullit në çeta e batalioneve territoriale - theksohej në Qarkoren e 15 prillit të Shtabit të Përgjithshëm, - përbën një bllok që lidh popullin tonë me Ushtrinë Nacional Çlirimtare dhe e bën popullin e mobilizuar të shoë veten e tij pjesëmarrës efektiv në ndërmarrjen e madhe çlirimtare që është lufta jonë.
Nga ana tjetër, këto çeta e batalione u bënë burim i pashterrur forcash për njësitë e Ushtrisë Nacional Çlirimtare. “Këto forca popullore të organizuara marrin emrin ushtria rezervë NÇV”*
“Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm…”, vëll. 1, bot. 2, Tiranë, 1976, f. 318.
Mësymja pranverore u shtri në një periudhë kohe relativisht të gjatë afro 50 ditë, gjatë së cilës UNÇSH i shkaktoi armikut rreth 2000 të vrarë, të plagosur e robër, përveç që i kapi dhe i shkatërroi shumë material ushtarak.
Në rrjedhën e vet mësymja e pasuroi më tej përvojën për mjaft rregulla e parime të rëndësishme të artit ushtarak, si të shkallës taktike edhe operative. Suksesi i luftimeve dhe operacioneve bazohej, veç të tjerash, edhe në zbatimin me krijimtari në fushën e luftës të rregullave e parimee të tilla si të organitzimit dhe të kryerjes së drejtimit, zbulimit, bashkëveprimit, të nismës dhe befasisë operative, të përqendrimit dhe të përhapjes së forcave, të manovrës, etj. Brigadat sulmuese dhe të gjitha forcat e tjera partizane të vendit veprimet luftarake i zhvilluan sipas urdhrave të operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm dhe të shtabeve të përbashkëta operative; drejtimi i veprimeve luftarake u përsos më tej; u organizuan dhe u kryen disa operacione mësymëse, në të cilat u përqendruan më shumë forca në hapësira më të mëdha e me një bashkëveprim më të mirë.
Për kryerjen e operacioneve që kërkonin shumë forca u krijuan grupime, në të cilat bënin pjesë forcat e deri dy brigadave dhe të disa batalioneve. Zona e veprimeve të tyre shtrihej në një sipërfaqe më se 200 km2. Nëpërmjet tyre u zbatua parimi i rëndësishëm i përqendrimit të forcave në një vend ose drejtim të caktuar.
Ndërlidhja me telefon u përsos më tej. Ajo u shtri edhe në hallkën batalion-brigadë, duke shfrytëzuar vijat ekzistuese. Batalionit iu përcaktuar një qendër, prej ku do të ndërlidhej me brigadën. Në urdhrin e shtabit të përbashkët për drejtimin e veprimeve të Brigadës V, VIII Sulmuese dhe Zonës I Operative u saktësuna mënyrat dhe qendrat e ndërlidhjes për çdi brigadë me këtë shtab dhe të çdo batalioni me brigadën e vet. Në të shkruhej: “Batalioni 2 dhe 5 të Brigadës V Sulmuese do të jenë në lidhje me shtabin e përbashkët operativ nëpërmjet telefonit që ndodhet në Frashër për komunikime urgjente. Batalioni 4 dhe 1 do të vihen në lidhje me centralin telefonik të Përmetit. Batalioni 3 me telfonin e Komandës së vendit në Stërmbec”*
*AQU, Fondi i Brigadës V Sulmuese, Kutia 21, f. 16-17.
Shtabi i Përgjithshëm vioi t’u jepte zgjidhje detyrave për furnizimin me ushqim, me veshmbathje, me munisione dhe problemeve të shërbimit shëndetësor. Për sigurimin me veshmbathje u ngritën punëtoritë e këpucëbërësve e të rrobaqepsive. Për furnizimin me ushqime, rëndësi morën edhe rezervat materiale e financiare të krijuara nga UNÇSH. Një element i rëndësishëm i shërbimit shëndetësor ishte ngritja e infermierive ku mjekoheshin të plagosurit rëndë. Infermieritë vendoseshin në zona të lira. Në operacionin për çlirimin e Pogradecit ajo u vendos 12 km larg nga forcat mësymëse.
Karakteristikë e mësymjes pranverore ishte edhe bashkërendim i operacioneve në UNÇSH me lëvizjen kryengritëse në qytet. Veprimtaria luftarake në qytet, si goditja e pikave të më të ndjeshme të armikut, zbulimi i vijueshëm dhe njoftimi i ndërsjellë etj, zhvilloheshin sipas një plani të përbashkët dhepërbënin një ndihmesë të veçantë për operacione të UNÇSH, sidomos gjatë luftimeve për çlirimin e qyteteve.
Përmirësimet në fushën e organizimit ushtarak, pajisja më e mirë me armatimin e teknikë luftarake, përsosja e organizimit dhe e drejtimit të luftimeve dhe operacioneve, krijonin kushte për shndërrimin e gjithë UNÇSH në ushtri të rregullt.
Si operacion i ri në rritje, mësymja pranverore ishte vijim i kundërmësymjes së kryer gjatë muajve shkurt-mars të vitit 1944, e cila çoi në marrjen dhe zotërimin plotësisht të nismës operative - strategjike nga UNÇSH. Megjithëse mësymja u ndërpre nga Operacioni armik i Qershorit, ajo përgatiti kushte për kalimin në mësymje të përgjithshme. E parë me këtë sy, ajo qe prologu i vetë mësymjes strategjike të UNÇSH për çlirimin e të gjithë vendit.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Historia e Artit Ushtarak të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar – Tiranë, 1989. (Ministria e Mbrojtjes Popullore, Akademia Ushtarake). Autorët: Avni Hajro, Kadri Cenolli, Maksim Ilirjani, Mustafa Novi, Proletar Hasani, Refik Kucaj, Shahin Leka, Vangjel Kasapi.