Brigada VI Sulmuese ishte e para brigadë partizane që u krijua në qarkun e Gjirokastrës. Ajo u formua me partizanë të batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz” dhe “Naim Frashëri”, në të cilin u inkuadrua edhe një kompani e batalionit “Thoma Lula”. Më vonë i krijua e u fut në këtë brigadë edhe batalioni i pestë që mori emrin “Zaho Koka”. Shumë luftëtarë që u inkuadruan në këtë brigadë vinin nga çetat partizanë ndër më të vjetrat e qarkut. Ata kishin zhvilluar veprimtari të gjithanshme politike dhe luftarake.
Një nga batalionet më të vjetër që u inkuadrua në brigadë ishte “Asim Zeneli”. Ai u formua te rrepet e Kardhiqit, afër Cepos, më 7 gusht të vitit 1943. Në të u futën luftëtarë nga Kurveleshi, Kardhiqi e Gjirokastra të çetave partizane “Toto Bolena”, “Hajredin Tremishti”, “Çerçiz Topulli” dhe “Avni Rustemi” (“Demo Fejzo”), të formuara në vitin 1942.
Batalioni “Abaz Shehu” u formua në fshatin Fushë-Bardhë më 26 dhjetor të vitit 1943 nga partizanët e batalionit “Asim Zeneli”, që u nda në dy batalione.
Batalioni “Baba Abaz” u formua në Kalivaç të Tepelenës më 10 gusht 1943. Në batalion u përfshinë luftëtarë nga Tepelena e Gjirokastra të çetave partizane “Selam Musai”, “Ismail Kaso” dhe më vonë Çetës së Rinisë.
Batalioni “Naim Frashëri” u formua në Poliçan të Gjirokastrës më 27 korrik 1943 nga luftëtarë të çetave partizane “Musa Fratari”, “Koto Hoxhi” dhe çetës së Rrëzës (Përmetit). Në radhët e batalionit bënin pjesë 160 partizanë.
Këto reparte që u inkuadruan në Brigadën VI Sulmuese kishin kaluar një rrugë të vështirë por të suksesshme luftarake. Ato i kishin shkaktuar armikut dëme të mëdha në njerëz e në teknikë luftarake dhe kishin kapur qindra armë automatike, mijëra pushkë, një numër topash e mortajash dhe municion të shumtë.
Batalionet të do të përbënin brigadën morën urdhër dhe filluan lëvizjen për në drejtim të Përmetit. Ky urdhër batalionin “Asim Zeneli” e gjeti në Dangëlli, batalionin “Abaz Shehu” në fshatrat Suhë e Stegopul të Lunxhërisë, batalionin “Baba Abaz” në zonën e Tepelenës, batalionin “Naim Frashëri” në afërsi të qytetit të Përmetit.
Forma e organizimit të brigadës mbeti ajo e batalioneve, pas asnjë ndryshim. Në ditën e formimit ajo kishte 912 partizanë e partizane, të ndarë në katër batalione. Batalionet u emërtuan si më poshtë: batalionit “Asim Zeneli” u quajt Batalioni i parë; batalioni “Abaz Shehu” - i dytë; batalioni “Baba Abaz”- i tretë; batalioni “Naim Frashëri” - i katërt.
Në brigadë u krijuan gjithsej 15 kompani dhe bateria e artilerisë. Çdo batalion kishte katë kompani, kurse batalioni i tretë tre kompani. Partizanët nuk lëvizën nga kompani e tyre, por me kuadrot komandues, komandantët, komisarë e zëvendës komisarë, u bënë disa ndryshime dhe u plotësuan organikat. Shumë partizanë që ishin dalluar në luftime u emëruan në detyra komanduese. Komandant i brigadës u caktua Tahir Kadareja, nënkomandant Jaho Gjoliku, komisar Mustafa Matohiti, zëvendës komisar Haki Toska.
Në çdo batalion, për të kryer detyrën e ndërlidhjes me kompanitë dhe me shtabin e brigadës, kishte nga një grup prej 4-5 korrierësh. Ata për të çuar në vend urdhrat, porositë ose informatat e komandave partizane kryenin një punë heroike duke kaluar në shtigje e male, vetëm ose të shoqëruar, kapërcenin vështirësi të shumta duke rrezikuar edhe jetën.
Në radhët e efektivit të brigadës milituan edhe 120 vajza dhe 60 pionerë.
Dita e përurimit të brigadës u caktua 26 janari i vitit 1944. Mirëpo duket qenë se ato ditë u zhvillua faza e dytë e operacionit gjerman të dimrit në atë zonë, e quajtur “Horridoch”, njësive të brigadës iu caktuan detyra luftarake për përballimin dhe thyerjen e tij. Kështu inaugurimi i brigadës u shty për më vonë.
Luftëtarët e brigadës ishin të armatosur me armë nga më të ndryshme që ia kishin rrëmbyer armikut me luftë. Efektivi kishte 595 pushkë italiane, 80 pushkë gjermane, 41 pushkë greke, 9 pushkë britanike, 74 automatikë italianë e gjermanë, 3 britanikë, 15 mitraloza të rëndë gjermanë, 207 revolverë, 16 mortaja të lehta 45 mm dhe të rënda, 2 topa 45 mm dhe 2 topa 75/13 mm.
Efektivi i brigadës kishte këtë përbërje shoqërore: punëtorë e zanatçinj 21,2%, fshatarë të varfër 54,5%, fshatarë të mesëm 17%, fshatarë të pasur 2,3% nëpunës të vegjël 1.8%, nxënës 2,6%.*
* Të dhënat për armatimin e përbërjen shoqërore të partizanëve u nxorën në bazë të fletë-anketave që mbushi çdo ish partizan i brigadës dhe të verifikuara në mbledhjen e ish-partizanëve në bazë kompanie në 20, 30 dhe 35 vjetorin e krijimit të brigadës.
Organizimi i Partisë Komuniste në brigadë u bë sipas udhëzimeve të Komitetit Qendror të Partisë mbi strukturën e organizatave të Partisë në ushtri. Baza e punës së organizatës mbeti kompania. Në fillim në brigadë u krijuan 20 celula komuniste, nga të cilat 5 në komanda e shtabe dhe 15 në kompani. Ditën e formimit të brigadës militonin 147 komunistë, prej të cilëve 26 anëtarë partie ishin në shtabin brigadës e në ato të batalioneve, ndërsa në kompani kishte 119 anëtarë partie, pra 80% e tyre.
Seksioni do të plotësohet në vazhdim. Na vizitoni sërish...
Veprimet luftarake për thyerjen e operacionit gjerman të dimrit.
Kundërmësymja partizane.
Mësymja në fshatrat e Lunxhërisë.
Përleshjet në Qestorat.
Çlirimi i Libohovës.
Nga Tepelena në Kurvelesh e Mesaplik.
Lufta në Rrëzomë të Delvinës.
Goditjanë Mavrovë.
Luftimet në Kalanë e Margëlliçit dhe Patos.
Thyerja e operacionit armik “Magjia e pranverës”
Në mbrojtje të Kongresit të Përmetit.
Në mbrojtje të zonës së lirë (28 maj-10 qershor).
Përballimi i mësymjes së armikut (10-24 qershor).
Luftime në luginën e Shushicës.
Luftime në sektorin e bregdetit.
Luftime në rrethim.
Çarja e rrethimit.
Asgjësimi i armikut në Dukaj e Salari.
Veprime luftarake në Malin e Tomorit.
Brigada futen në Divizionin II Sulmues.
Kalimi i lumit Shkumbin.
Luftime në Labinot.
Veprimet luftarake të brigadës në rrethinat e Tiranës.
Çlirimi i Mirditës.
Asgjësimi i armikut në Shpal.
Veprime luftarake e politike në krahinën e Pukës.
Luftimet e fundit për çlirimin e Shkodrës.
Luftimet në rajonin e Podgoricës.
Luftimet në Ljeva-Reka e Verushë.
Ndërprejrja e rrugës së tërheqjes së forcave gjermane.
Në ndjekje të ushtrisë gjermane përmes Sanxhakut drejt Bosnjes.
Mësymja partizane në Drinsko e Suhagorë.
Veprimet e brigadës në Kosovë e Maqedoni.
Brigada kthehet në atdhe.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Historiku i Brigadës VI Sulmuese – Tiranë, 1989. Autorët: Xhule Çiraku, Esat Golemi, Janul Dango, Jaup Duballa, Xhemil Frashëri, Kapo Kapaj, Resul Bedo, Maliq Hashorva, Lame Çekani, Avni Gjoni, Zagoll Skëndaj, Petrit Mamaj.