Dy javët e fundit të dhjetorit 1943, filluan të grumbullohen në Voskopojë forcat partizane që do të krijonin Brigadën IV Sulmuese. Vendimi i Shtabit të Përgjithshëm synonte që forcat e qarkut të kishin një njësi të madhe, të fuqishme e kompakte për të përballuar operacionin armik, për të mbrojtur krahinat e çliruara e për ti shkaktuar sa më tepër dëme armikut.
Voskopoja në atë kohë ishte një fshat me rreth 200 shtëpi. Ajo shtrihet në kodrat e kreut të një lugine, që rreth e rrotull ka male të mbuluara me pisha. Në luginë gjarpëron rruga automobilistike Voskopojë - Korçë, 18 km e gjatë. Voskopoja që prej fillimit të vitit 1943 ishte e çliruar nga çetat partizane dhe ishte kthyer në një bazë të fuqishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në qark. Në Voskopojë ushtronte pushtetin këshilli nacionalçlirimtar.
Përbërja e komandës dhe e seksionit politik të brigadës ishte caktuar dy muaj më parë nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Komandat e batalioneve u caktuan nga komanda e brigadës, në bashkëpunim me komitetin qarkor dhe shtabin e qarkut të Korçës. Komandat e kompanive u caktuan nga komandat e batalioneve dhe u miratuan nga komanda e brigadës, kurse komandat e skuadrave u caktuan nga komandat e kompanive dhe u miratuan nga ato të batalioneve.
Në fakt përgatitjet për krijimin e brigadës kishin filluar që nga mesi i tetorit, kur u caktua numri i partizanëve dhe i kuadrove që do të dërgonte çdo batalion partizan, dhe filloi grumbullimi i veshmbathjeve, armatimeve, kafshëve, etj.
Në përbërjen e brigadës u fut i gjithë batalioni “Shqiponja”, i cili numëronte 260 partizanë e e kuadro, midis të cilëve 12 komunistë dhe katër vajza partizane; 70 partizanë të batalionit “Fuat Babani”, midis të cilëve 7 komunistë dhe dy vajza partizane; 60 partizanë e kuadro të batalionit “Hakmarrja”, midis të cilëve 10 komunistë dhe pesë vajza; 60 partizanë e kuadro të batalionit “Tomori”, midis të cilëve 5 komunistë, 40 të rinj komunistë e 4 vajza*; 20 partizanë nga batalioni “Reshit Çollaku”, midis të cilëve 4 komunistë dhe 6 vajza; 20 partizanë nga batalioni “Gorë-Opar”, midis të cilëve 5 komunistë dhe 10 të rinj komunistë; një numër partizanësh erdhën nga shtabi i qarkut të Korçës. Gjithashtu erdhën militantë komunistë e të rinj komunistë nga qyteti i Korçës dhe nga terreni, anëtarë të njësiteve guerile, specialistë të atentateve e sabotazheve.
Brigada u organizua fillimisht në katër batalione, çdo batalion kishte nga tri kompani dhe çdo kompani nga 3-4 skuadra. Ajo kishte një efektiv prej 550 partizanësh e kuadrosh, midis tyre 70 ishin komunistë dhe 140 të rinj komunistë.
Komandant i brigadës u vendos Nexhip Vinçani, komisar politik Pëllumb Dishnica, anëtar i Plenumit të KQ të Partisë Komuniste dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, nënkomandant i brigadës Pano Xhamballo, anëtar i Plenumit të KQ të Partisë Komuniste dhe anëtar i Këshilli të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.
Gjendja e rëndë politike e ushtarake bëri që organizimi i brigadës të bëhej i përshpejtuar. Për këtë qëllim u dha ndihma e shtabit të qarkut të Korçës, e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Haxhi Lleshi në kujtimet e tij ka shkruar: “Në shtabin e qarkut së bashku me shtabin e brigadës, biseduam dhe parashikuam që përurimin e brigadës ta bënim ditët e fundit të dhjetorit 1943 dhe pikërisht më datë 28. Medar Shtylla propozoi që të organizonim një ceremoni të vogël, ashtu siç ishte vepruar në Vithkuq në përurimin e Brigadës I Sulmuese. Ramë dakord që rreshtimin e brigadës me batalione ta bënim në sheshin e kazermave, ku do të vendoseshin flamurë kombëtarë dhe 2-3 parrulla…. …Por të gjitha këto mbetën vetëm dëshirë se situata luftarake u zhvillua shpejt, se brigada, pa bërë organizimin, pa bërë ceremoninë e përurimit dhe pa ju lexuar përshëndetja e Shtabit të Përgjithshëm mori detyrën për të goditur forcat balliste që kisin dalë në Dushar e fshatra të tjera të Skraparit e të Tomorricës në shpinë të batalioneve partizane që vepronin në Gorë, Opar, Voskopojë, Rëzë e Korçës e Vithkuq. Kështu përurimin brigada e bëri duke sulmuar armiqtë e duke kurorëzuar të parën fitore të saj.”
Në organizimin ushtarak të brigadës, në caktimin e kuadrove e partizanëve nëpër batalione, komani e skuadra, u mor parasysh edhe krijimi i një raporti të drejtë i shpërndarjes së komunistëve dhe i të rinjve komunistë. Nga 70 komunistë, 21 ishin që prej kohës së themelimit të Partisë, 14 të vitit 1942 dhe 34 të vitit 1943. Të 70 komunistët ishin pjesëtarë të 17 celulave të Partisë Komuniste që u organizuan në kompani, në shtabet e batalioneve dhe në shtabin e brigadës. Në çdo celulë bënin pjesë 3-4 komunistë, kurse ajo e shtabit të brigadës dhe e seksionit politik kishte 9 komunistë.
Brigada duhej të bëhej shembull organizimi, rregulli, disipline, sjelljeje, trimërie, vendosmërie e shpirti të lartë optimizmi.
Seksioni do të plotësohet në vazhdim. Na vizitoni sërish...
Goditja e forcave balliste në Dushar, Skrapar e Tomoricë.
Shqyrtimi dhe vendimi për përballimin e operacionit gjerman “Seydlitz”.
Zhvillimi i lufitimeve në Gorë e Opar.
Dalja nga rrethimi nëpërmjet Qafës së Beçit.
Çlirimi i katundeve Trebickë, Trekë e Panarit.
Spastrimi i Oparit nga forcat balliste.
Luftimet në Vithkuq e Kolonjë.
Asgjësimi i çetës balliste në Lubonjë.
Përballja e mësymjes gjermano balliste në krahinën e Vithkuqit.
Luftimet në Qafëzes.
Shpartallimi i gjermanëve në Vithkuq.
Luftimet në Gostivisht.
Kundërmësymja në Opar e në Gorë.
Shpartallimi ballistëve në Moglicë, Gopesh e Dobërçan.
Kundërmësymja në të dyja anët e Devollit.
Shpartallimi i forcave armike në Shënepremte e Grabovë dhe hapja e rrugës Shtabit të Përgjithshëm nga Kishta në Opar.
Në Tomoricë për sigurimin e organizimiz të Brigadës VII Sulmuese.
Luftimet në Goçë e Kolanec.
Luftimet në Dardhë
Luftimet në Arrëzë.
Luftimet në Sinicë.
Luftimet në Qytezë.
Luftimet në Bozhigrad.
Luftimet në Mulliri i Vakëfit.
Luftimet në Shënkollas.
Luftimet në Sul.
Luftimet në Deranik.
Luftimet në Melçan.
Luftimet në Biranj.
Luftimet në Boboshticë.
Luftimet në Teqe e Melçanit.
Luftimet në Porodinë.
Përgatitja për mësymje.
Luftimet në Nishavec - Petrushë - Cëravë.
Operacioni Pogradec - Starovë - Podgoricë.
Përballja e operacionit gjerman në Mokër - Gorë - Rrëzë e Korçës.
Shpartallimi i një çete balliste në Kamenicë.
Mbledhja e shtabit dhe seksionit politik të brigadës në Lavdar 5 maj 1944.
Konferenca në Lozhan.
Konferenca e parë e Partisë Komuniste në brigadë.
Aksioni për kapjen a marrëveshjes së rekasionit shqiptar me shovinistët grekë.
Çlirimi i Pogradecit për herë të tretë.
Goditje në Qafë Thanë.
Çlirimi i Shëngjergjit, Zvezdës dhe Pojanit.
Shpartallimi i forcave fashite bullgare në Peshkëpi e Tushemisht.
Edukimi ideopolitik dhe lufta kundër anafalbetizmit.
Luftime në Nishavec, Plloçë e Pogradec.
Thyerja e mësymjes gjermane në rrugën Qukës-Stravaj.
Luftimet në Gurin e Kamjes, Gurin e Çizmes e në Kakaç.
Përleshja në Moçan e në Krosnisht.
Luftimet në Goçë, shkëmbin e Osojës dhe qafën e Gjinikasit.
Luftimet në Qafën e Gjarprit (Qafa e Kumbullës) dhe në malin e Dusharit.
Veprime në shpinë të forcave armike.
Kalimi rreth Devollit dhe sulmi në Bitinckë e në Bilisht.
Kalimi në kundërmësymje.
Drejt Shqipërisë së mesme.
Shpartallimi i forcave armike në Qarishtë.
Çlirimi i Zerqanit.
Konferenca e III e efektivit dhe konferenca e III e Partisë Komuniste në brigadë.
Goditja e zogistlëve në Patin e Kurdari.
Shpartallimi i zogistëve në Lis.
Çlirimi i Burrelit.
Luftimet mbrojtëse në Strikçan, Sofraçan, Homesh për thyerjen e operacionit gjerman “Falkenauge”.
Shpartallimi i xhandarëve në Shëmëri. Takimi me Brigadën III Sulmuese
Luftimet në Zerqan, Sopot e Strikçan.
Kalimi i lumit Drin.
Çlirimi dhe mbrojtja e Peshkopisë.
Dështimi i mësymjes armike në Melan-Grevë.
Sulmi në kazermat e Dibrës.
Konferenca e IV e efektivit të brigadës në Shumbat.
Çlirimi i fshatrave krahinave Reç-Dardhë dhe Lurë.
Shpartallimi i forcave armike dhe çlirimi i krahinës së Lurës.
Djegia e Sarajve të Gjon Marka Gjonit në Orosh të Mirditës.
Mësymja në Qafën e Brevës dhe në malin e Divës.
Në mësymje e gjithë brigada për çlirimin e Mirditës.
Ngritja e kësillave nacionalçlirimtarë në Mirditë.
Dëshmorët e fushës së Vjerdhit.
Luftimet në rrugën Labinot- Qafë Kërrabë.
Krijimi i batalionit 5.
Nga Godoleshi e Labinot në Zonën e Pezës.
Luftimet e para luftarake në Tiranë e në sektorët e tjerë.
Aksioni në fermen e Xhafzotajt.
Aksioni në rrugën Peqin-Rrogozhinë.
Aksioni tek ura e Farkës.
Mësymja në kazermat gjermane “Ali Rizai”, Pallatin Mbretëror (Pallati i Brigadave) e në Kodrën e Kopilit (varrezat e dëshmorëve).
Thyerja e sulmit gjerman në Sauk.
Luftimet për shpartallimin e forcave zogiste në Prezë.
Luftimet në Kashar.
Sulmi vendimtar mbi Tiranën.
Beteja e Mushqetasë.
Përgatitjet për parakalimin e 28 nëntorit.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Historiku i Brigadës IV Sulmuese – Tiranë, 1998. Autor: Mihallaq Konda.