Ndihma e parë mjekësore
Ndihma e parë mjekësore
Shërbimi shëndetësor gjatë LANÇ duhej të zgjidhte këto probleme kyçe: Të jepte ndihmën e parë mjekësore në luftim, të ruante shëndetin e partizanëve dhe të popullit si dhe të kuronte përfundiisht luftëtarët e plagosur e të sëmurë. Tradita popullore e mjekimit empirik të plagëve të luftës luajti një rol të madh në dhënien e ndihmës mjekësore luftëtarëve të plagosur si dhe në përgatitjen e kuadrit sanitar. Për dhënien e ndihmës së parë përbëhej prej një garze të vogël me pambuk, që duhej të ishte sterile, dhe një fashoje të shkurtër. Paketa nuk ishte në pajisjen e çdo luftëtari, por në çantën sanitare të infermierit ose të përgjegjësit sanitar. Kjo çantë mund të kishte edhe fasho të tjera ose pak pambuk me garza, por jo sterile. Paketa individuale mbështillej me letër të dyllosur dhe me beze. Në kohën e përdorimi grisej bezja dhe i jepej ndihma e parë të plagosurit. Në mungesë të paketës individuale, ndihma e parë mjekësore është dhënë me fasho të thjeshta dhe me pambuk të pasterilizuar, me shami, me copa nga këmishat e grisura dhe me çdo gjë tjetër të kësaj natyre.
Jo rrallë ndihma mjekësore jepej edhe duke u bërë pastrim mekanik i plagëve dhe dizinfektimi i tyre me tinkturë jodi, me alkool, me permanganat dhe në shumicën e rasteve edhe me raki rrushi. Kjo bëhej për të izoluar plagën nga abmienti rrethues. Kryesisht për të ndaluar përkohësisht hemorragjitë janë përdorur rripa të ndryshëm, litar, spango dhe rrallë llastik. Por këtij faktori të rëndësishëm shpesh herë nuk i jepej rëndësia e duhur, kështu që bëhej shkak për i vdekjeve për pak orë pas plagosjes. Hemorragjitë e vogla ndaloheshin duke e mbushur plagën me duhan të grirë dhe duke e shtrënguar atë fort me fasho. Kjo mëyrë veprimi ishte e efektshme kur nuk kishte dëmtime të enëve të mëdha e të mesme të gjakut.
Format e dhënies së ndihmës së parë në luftime ishitri: vetjake, njëri-tjetrit dhe ajo e dhënë nga puonjësit e mjekësisë. Ndihma vetjake bëhej atëherë kur i plagosuri kishte mundësi dhe gjente forca për të mjekuar vetveten. Kështu një partizan i plagosur në kujtimet e tij shkruan “Një plumb i ftohtë më goditi në kofshën e majtë, mbeti në mish, unë e ndjeva që ishte diku afër, e shtrydha derisa nxora shumë gjak, e bashkë me të edhe plumbin, i hodha duhran të grirë dhe e lidha. Plaga u mbyll pas disa ditësh.” Ndihma vetjake, për vetë natërn e saj, është më e kufizuar se sa llojet e tjera të ndihmës mjekësore. Edhe më e kufizuar ishte kjo ndihmë gjatë luftës çlirimtare, sepse, siç u tha, mungonte baza materiale (paketa individuale) dhe njohuritë përkatëse për dhënien e kësaj ndihme.
Ndihma e dhënë njëri-tjetri, gjatë lutës u praktikua shumë dhe zinte 58 për qind të rasteve. Ajo ka qenë elementi kryesor i dhënies së ndihmës së parë. Ajo nuk ka qenë e kualifikuar, por u mësua ndër beteja dhe jepej me mjete nga më të thjeshtat. Kjo lloj ndihme krijonte edhe një ambient të ngrohtë shpirtëror për të plagosurin. Prani e shokëve në këtë çast i lehtësonte dhembjet dhe u shtonte besimin se do ta kapërcenin gjendjen e rëndë. Kjo ishte rezultat i kujdesit dhe sakrificës për të shëruar njëri-tjetrin, që së bashku të arrinin ditën e fitores. Qindra mijëra luftëtarëve gjatë luftës u takoi në beteja të merrnin ndihmën e parë mjekësore nga shoku, i cili e jepte këtë ndihmë pa u kursyer ashtu si dinte dhe si mundte. Kështu, kur plagosej ndonjëri, puna e parë që bënte ai që ndodhej më pranë ishte ta ndihmonte duke e tërhqur në ndonjë vend të sigurtë për ta mbrojtur nga goditjet e armiku, pastaj, me aq sa dinte i jepte ndihmën e parë shokut të plagosur dhe menjëherë lajmëronte komdanatin e tij për këtë plagosje. Luftëtari që jepte këtë ndihmë, pasi kryente detyrën, kthehej prapë në pozicionin e luftimit. Ndihma e parë shoku-shokut jepej në çdo çast të bëetejës dhe në të gjitha format e saj. Ajo jepej në sulm dhe në kundërsulm, si dhe në tërhqje, pa përfillur rrezikun që kanosej nga armiku. Ndodhte që gjatë sulmit ndihma mjekësore të jepej aty për aty në vendin e plagosjes. I plagosuri pas një mjekimit lihej në vend dhe shkohej përpara, ndërkohë ky edhe mund të luftonte, ose ndodhte që, shokët e tij asgjësonin qendrat e zjarrit që e rrezikonin të plagosurin dhe sulmi nuk ndërpritej.
Ndihma e parë mjekësore e dhënë nga punonjësit e shëndetësisë gjatë luftës, përfshin 24 për qind të të gjitha rasteve të kësaj ndihme mjekësore. Kjo lloj ndihme zakonisht kryhej nga sanitarë të kompanisë ose nga infermierë të përgatitur me ngut gjatë luftës. Ata shkonin pozicion më pozicion, i gjenin të plagosurit, i mjekonin ata, i tërhiqnin dhe sphesh edhe luftonin vetë. Shembujt janë të shumtë. Në përpjekje e sipër një partizan palgoset, - shkruan revista “Kushtrimi i lirës”, - por infermierja është aty bashkë me ta, në vijën e frontit. I lidh plagën shokut, ndërsa plumbat vërshëllenin pa pushim mbi të. Gjermanë sulmojnë përsëri me forca të mëdha. Infermierja besnike e misionit që i ishte ngarkuar, s’mund të largohet për ta hequr shokun. Atëherë duhej luftuar për të mbrojtur të plagosurin. Është e vetmja në atë pozicion…i harxhohen fishekët e saj…fillon të shtjerë me armën e shokut të plagosur…Një shok i vjen në ndihmë me mitraloz të lehtë… dhe kështu ajo tërheq të plagosurin. Kjo lloj ndihme zakonisht kryhej nga sanitarë të kompanisë ose nga infermierë të përgatitur gjatë luftës. Ata shkonin pozicion më pozicion, i gjenin të plagosurit, i mjekonin, i tërhiqnin dhe shpesh u qëllonte edhe të luftonin vetë. Shembujt janë të shumtë.
Në vijën e parë duke luftuar është dhënë ndihma e parë mjekësore në shumë beteja. Kjo ndihmë mjekësore është dhënë nga vetë mjekët. Pikërisht qenia e mjekut ose personit tjetër mjekësor në vijën e parë, duke mos qenë ligj ose urdhër dhe në të njëjtën kohë jo një fenomen i izoluar por masiv, përbën një veçori të shërbimit shëndetësor gjatë LANÇ. Ai qe një element i ri dhe i përparuar i shërbimit shëndetësor ushtarak, që sot kërkohet me këmbëngulje, për të dhënë ndihmën e kualifikuar sa më afër vijë së parë. Nga ana tjetër, partizani i plagosur kur e shikonte shokun e vet të mjekësisë duke ndihmuar, i rritej besimi dhe nuk kursente as jetën, sepse nëpërmjet mjekut a infermierit që e ndihmonte në llogore ai ndjente kujdesin e gjithë ushtrisë. Pavarësish nga pajisjet materiale dhe niveli i dhënies së kësaj ndihme, në çmojmë mënyrën e veprimit mjekësor, e cilas’ka shembull në historinë e mjekësisë shqiptare.
Tërheqja e të plagosurve ishte një parim dhe moment shumë i rëndësishëm, i vështirë dhe me përgjegjësi të madhe gjatë luftës. Ajo çmohej si një detyrë e rëndësishme ushtarake, politike dhe mjekësore, pasi në të gërshetoheshin një sërë faktorësh, nga të cilët varej drejtpërdrejt jeta e të plaogusirt, si nga plaga e marrë ashtu edhe nga vështirësitë e këtij provesi për shkak të terrenit malor, të pajisjeve përkatëse de të zjarrit të armiqve, të cilët jo rrallë sulmonin dhe hakmerreshim kundër të plagosurve. Nga ana tjetër, përgjegjësia për jetën e shokut ishte e madhe. Në të ishte shkrirë humanizmi me ndjenjës e zbatimit të detyrës. Tërheqja e të plagosurve nga vija e parë është bërë me të gjitha format e njohura, por kryesorja ka qenë shok me shok. Me urdhër të komandantit partizanët që caktoheshin sanitarë tërhiqnin me ngrut nga vija e parë të plagosurit që nuk mund të lëviznin vetë, i strehonin ata diku në thellësi për t’iu shmangur goditjeve të armikut, sulmeve të befasishme të tyre. Shpesh këtë detyrë e bënin edhe infermierët.
Mënyrat e tërheqjes së të plagosurve nga vija e parë vareshin nga terreni dhe nga zjarri i armikut. Tërheqja ose rrëshqitja barkas, të mbrojtur nga zjarri i dendur i shokëve, është praktikuar më shpesh në terren fushor ose të hapur. Në vendet më të mbrojtura, në terren kodrinor dhe malor, të plagosurit ngriheshin në krahë ose në barrela të improvizuara, pasi barrelat mjekësore të parapërgatitura ishin të pakta. Parimi që asnjë partizan i plagosur apo i sëmurë të mos mbete në dorë të armikut, mbështetej në parimin e humanizmit, në unitetin dhe në taktikën e luftës çlirimtare. Realizimi i këtij parimi ishte shumë i vështirë. Heroizmi i partizanëve të thjeshtë si dhe i punonjësve të mjekësisë për të qenë konsekuentë në zbatimin e këtij parimi, ishte shumë i madh. Për t’u përmendur është tregimi i një mjeku partizan. Një partizan i plagosur kishte mbetur duke luftuar në një shtëpi të izoluar, e cila rrihej dendur nga zjarri i armikut. Për t’i dhënë ndihmën mjekësore këtij partizani, si dhe për ta shpëtuar nga rënia në dorë të armikut, u desh të asgjësohej një qendër zjarri e fuqishme me sulm dhe me bomba dore nga punonjësit e mjekësisë dhe partizanët e tjerë.
Shokët dhe shoqet nuk i lini në dorë të armikut partizanët e plagosur sikur të rrezikohej edhe jeta e tyre. Pas betejaev të palgosurit tërhiqeshin menjëherë nga pozicionet dhe nuk liheshin asnjëherë në duart e ballistëve dhe të gjermanëve… Kjo ishte organizuar shumë mirë dhe bënte përshtypje të mirë në popull. Në marshimin e Brigadës I Sulmuese në zonën e Shqipërisë së Mesme, në dimrin e vitit 1943-1944, te Qafa e Kryqit kishte mbetur një partizan i sëmurë dhe disa të plagosur. Megjithëse ky marshim parashikonte të kryente detyrën e ngarkuar qoftë edhe me humbje të mëdha, urdhri i dhënë nga komanda ishte: asnjë partizan të mos mbetet në dorë të armikut.
Për t’u përmendur është edhe akti i kompanisë së dytë të batalionit të dytë të Brigadës IV Sulmuese. Ky batalion kishte zënë pozicion mbi fshatin Homesht, Zerqan. Sapo u zunë pozicionet, një batalioni gjerman i sulmoi, por ky sulm u thye me sukses. Të nesërmne u bënë tri sulme të tjera dhe në sulmin e parë mbeti i plagosur një partizan. Në këtë kohë ishte dhënë urdhri i tërheqjes. Shtabi i batalionit, kur mori vesh se në zonën e armikut ksihte mbetur një partizan i plagosur, urdhëroi gjithë batalionin të hidhej në sulm. Gjermanët u shpartalluan, u tërhoq i plagosuri dhe iu dha ndihma e parë.
Por ndonjëherë kur situata luftarake kërkonte që pozitat e fituara të mbroheshin me çdo kush, kur lufta ishte në kulmin e saj, në përleshje trup me trup me armikun ndodhte që edhe partizanët e plagosur të luftonin gjer në fund e të korrnin fitore. Kështu ndodhi në luftimin fitimtar të Tendës së Qypit, midis forcave të Brigadës I Sulmuese dhe forcave të shuma gjermane, kur fitojra u sigurua me heroizmin e pashembullt dhe me vetëmohimin e gjithë luftëtarëve që morën pjesë në betejë. Në këtë betejë pothuaj çdo skuadër dhe çdo partizan u tregua një hero i vërtetë, duke luftuar deri në fund edhe gjithë partizanët plagosur. Luftëtarët e plagosur kanë luftuar edhe në gjendje rrethimi, kanë organizuar qëndresë të fortë bashkë me shokët e tjerë kanë çarë rrethimin ose kanë mbështetur me zjarr tërhqjen e shokëve. Tërheqja nga vija e parë e luftimit kur kishte mundësi, bëhej edhe duke ndihmuar njëri-tjetrin vetë të plagosurit, gjë që ishte më e vështirë. Në luftën e Homeshtit një partizani iu thye një këmbë, një tjetër ishte i plagosur në kokë dhe në krah. Ky i fundit e ngritit në krah, e hodhi mbi supe e tij dhe iu ngjit së përpjetës, deri sa e vuri atë në një vend të sigurt.
Tërheqja e të palgosurve aty për aty nga vija e parë e luftimit, zakonisht, nuk bëhej në betejat e shkurtra, në sulmet rrufe, të befasishme kundër autokolonave armike ose grupeve, sepse koha nuk premtonte. Ky proces zhvillohej fill pas mbarimit të sulmit me shpejtësi të madhe, duke grumbulluar shokët e plagosur e të vrarë dhe, po me atë shpejtësi, bashkë me njësitin shkonin në thellësi. Në luftimet e Borshit të çetës së rinisë mbi katundint Fterë pas sulmit të parë të tyre u vra një partizan dhe dy të tjerë u plagosën. Pozicionet e çetës së rinisë kaluan më prapa në largësi mbi 15 km. Të dy të palgosurit pasi i dhanë ndihmën vetvetes, duke përfituar nga terreni i thyer dhe i veshur me shqopë, mundën të fshiheshin në përroin e fshatit, por gjermanët duke shkuar pas gjurmëve të gjakut, vazhduan t’i kërkonin deri atje. Ndërkohë, tre shokë të tyre duke hyrë në prapavijat gjermane mundën t’i gjenin, i morrën në krahë, hapën zjarr gjatë gjithë rrugës dhe kështu i transportuan rreth 12 km, larg, deri në Qafën e Dërrasës, ku partizanët kishin zënë pozicione të reja.
Transportimi i të palgosurve bëhej në rrugë malore të gjata të pashkelura dhe me monopate të rrezikshme. Për tëheqjen e të plagosurve një ndihmë të madhe jepte populli, i cili krahas të tjerave kishte edhe kujdesin për të sëmurët dhe të plagsourit e çetave territoriale me ato të ushtrisë partizane. Heroizma të mëdha kanë treguar bartësit e të plagosurve. Jo rrallë ata kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre. Shumë herë u është dashur bartësve të të plagosurve të transportojnë të sëmurët dhe të plagosurit në largësi të gjata dhe në kushte të vështira. Gjatë ktëyre udhëtimeve të plagosurit shoëqroheshin nga infermierë, në disa raste edhe nga mjekë. Krahas ndihmës mjekësore gjatë udhëtimit, u vinin në ndihmë shokëve të lodhur nga pesha dhe nga rruga. Të plagosurit gjithmonë rrethoheshin nga kujdesi dhe ngrohtësia shoqërore e partizanëve dhe e popullit. Brenda orës së parë të plagosjes kanë mundur të marrin ndihmën e parë mjekësore 9.1 për qind e të plagosurve, shifër jo e ulët për kushtet e luftës partizane. Në gjatë orët e para pas plagosjes, ⅓ e të plagosurve, dmth rreth 35.2 për qin kanë mundur të shkojnë në vendmjekime ose spitale. Kjo është një meritë e madhe e organizimit të shërbimit shëndetësor në luftë dhe e shkathtësisë së bartësve të të plagosurve, të cilët në mes vështirësish të mëdha, por gjithmonë me përgjegjësinë e lartë të kuptimit të detyrës, kanë zgjedhur rrugët më të shkurtra për transportim dhe i kanë dërguar në destinacion të plagosurit. Gjatë betejave dhe pas tyre, zakonisht, të plagosurit grumbulloheshin në disa vende të përshtatshme dhe jashtë rrezikut imediat të sulmit armik. Në këtë vend kontrollohej dhënia e ndihmës së parë mjekësore ose jepej ndihma e re.
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Mjekësia partizane. Autor: Lavdim Gjonça.