Në 28 maj 1944 u krijua Divizioni I Sulmues i UNÇSH, i përbërë nga Brigadat I, IV dhe V Sulmuese, me një efektiv prej 3000 partizanësh. Komandant i divizionit u caktua Mehmet Shehu.
Kjo ngjarje e rëndësishme ndodhi vetëm pak kohë pas mbarimit të punimeve të Kongresit të Përmetit, i cili, në vendimet që mori, i kushtoi rëndësi të veçantë zgjerimit të mëtejshëm të luftës kundër pushtuesve nazistë dhe bashkëpunëtorëve vendas.
Organizimi i Divizionit I Sulmues, si njësia më e madhe ushtarake për atë kohë, luajti një rol kryesor në përmbushjen e detyrave të mëdha historike që shtronte gjendja e krijuar.
Në atë kohë lufta e Ushtrisë Nacional Çlirimtare kishte marrë një hov të madh dhe Shtabi i Përgjithshëm shfrytëzoi me mjeshtëri rrethanat objektive që ishin krijuar nga lufta e Aleatëve, dhe në radhë të parë nga përparimi i vrullshëm i ushtrisë sovjetike në drejtim të perëndimit dhe Ballkanit. Ai udhëzoi repartet partizane që të goditnin me një forcë më të madhe trupat naziste dhe forcat e reaksionit dhe të shpejtonin çlirimin e vendit. Megjithatë ushtria gjermane nuk kishte marrë ende urdhrin për tërheqje strategjike nga Ballkani e për këtë komanda gjermane organizoi operacionin e dytë anti partizan, operacionin e qershorit 1944.
Ndërkohë, në 1 qershor të apo atij viti, Divizioni I Sulmues mori detyrën nga Shtabi i Përgjithshëm që të kalonte lumin Shkumbin dhe forcat e tij të godisnin pa mëshirë armikun, rrugët e komunikacionit të tij, të likuidonin forcat e Legalitetit e të tjera të reaksionit dhe qeverisë kuislinge të Tiranës, të spastronin krahinat e Çermenikës, Zaranikës, rrethit të Tiranës, Matit e Dibrës dhe të organizoni në to pushtetin nacional-çlirimtar, të mobilizonin popullin në luftë dhe të mëkëmbnin njësitet partizane që ishin dëmtuar nga reaksioni.
Operacioni gjerman i qedhorit krijoi një gjendje të vështirë për forcat e Divizionit I Sulmues. Megjithatë, misioni i tij nuk duhej të ndryshonte, prandaj ai duhet t’i largohej qëllimit të armikut, i cili kërkonte ta angazhonte në luftimet të gjata, sepse kështu do të mund të zbatonte detyrat që viheshin nën urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm. Kjo del qartë nga udhëzimet plotësuese që Enver Hoxha i dërgonte shtabit të divizionit në ditët e operacionit armik me një fonogramë të datës 5 qershor, në të cilin thuhej: “Plani që ju është dorëzuar, mbetet në fuqi dhe do ta zbatonin porsa të kini mundësi”.
Pikërisht në datën 26 qershor divizioni kaloi Shkumbinin në katër pika dhe filloi veprimet që nga Qafa e Krrabës, përmbi Elbasan në Labinot e tej Librazhdit në Qafë-Thanë. Kalimin e divizioniz në veri propaganda naziste e paraqiti si përpjekje të forcave të ushtrisë partizane të shpartalluara në jug të Shqipërisë dhe që tani kërkonin strehë në veri të vendit. Por në realitet armiku u shqetësua së tepërmi dhe ndjeu rrezikun që krijoi kalimi i forcave partizane të Brigadës I, IV dhe V Sulmuese, që hynin në përbërjen e Divizioni I Sulmuse, kur ato u futën thellë në zonat e Shqipërisë së mese filluan të shpartalloni pjesë-pjesë forcat naziste dhe kolaboracioniste. Atëherë ai e kuptoi se kishte të bënte me një kundërmësymje të fuqishme e të roganizuar, prandaj e pushtoi frika dhe nervozizmi. Alarmi i nazistëve duket qartë në thirrjen që bënte Xhelal Mitrovica, ci cili thoshte: “O burra, të bashkohemi!” Komunizmi mbuloi jugun, kapërceu Shkumbinin dhe po vjen të na hidhet në grykë. Jemi në rrezik”.
Reaksioni u tregua akoma më i zellshëm në punën e tij. Ai bashkëpunoi fare hapur me autoritetet gjermane pasi parashikonte fundin e vet. Kjo duke qartë në letrën rezervat Nr. 317/25, dt. 20/08/2944, të prefekturës së VLorës, në të cilën thuhet: “Për të vënë ligjet e shtetit në zbatim, morëm një ndihmë nga fuqia gjermane dhe, për të frikësuar popullatën, instaluam trekëmbëshin në mes të piacës, por mjerisht të gjitha janë kot, se gjendja është shumë e keqe…”.
Për pozitën e keqe në të cilën kishin rënë organizatat e Ballit dhe Legalitetit, u shqetësuan edhe misionet britanike e amerikane, të cilët duke dashur t’i shpëtonin, filluan të kërcënojnë me ultimatume Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH. E tillë ishte letra e komandantit të forcave aleate të Mesdheut, gjeneralit Uillson (Henry Maitland Wilson), i cili kërkonte në mënyrë kërcënuese nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH që të ndalonte luftën në Shqipërinë e veriut dhe të mos godiste Abaz Kupin. E këtij karakteri ishte edhe letra që nënadmirali i ajrit Elliot (William Elliot) i dërgoi Enver Hoxhës, në të cilën, në mënyrë kërcënuese e kategorike, kërkonte që të mos goditeshin forcat e Legalitetit.
Por as rugrupimi i forcave gjermane në Shqipërinë e jugut dhe dërgimi i tyre në drejtim të veriut, as vënia në përdorim e trupave gjermane të divizioneve 181 dhe 21 kundër forcave të Divizionit I Sulmuese, as mobilizimi i reaksionit dhe as kërcënimet komandës aleate të mesdheut, nuk mundën të ndalonin brigadata e divizionit të kryenin detyrat e tyre.
Forcat e divizioni marshuan përpara pa ndalim. Shupali, baza ku ishte ngritur shtabi i organizatës së Legalitetit, ra në duart partizane. Divizioni spastroi krejt krahinat e Çermenikës, Labinotit, SHëngjergjit, Martaneshit, Matit e Dibrës.
Duke vlerësuar veprimet luftarake të Divizionit I Sulmeuse në këtë etapë, Mehmet Shehu ka thënë: “Ky vendim i Komandës së Përgjithshme për një manovër të gjerë të Divizionit I Sulmues, duke u futur thellë në dispozitivin e armikut dhe duke goditur atë në bazat e tij më të forta, në rezervat e tij kryesore, pati një rëndësi historike. Divizioni I Sulmues u rrethua tre herë nga forcat armike në qarkun e Dibrës, porse, duke përdorur manovrën dhe shpirtin sulmuese si armë kryesore, ai mundi jo vetëm të dilte nga rrethimi, por në një kohë të shkurtër të shpartallonte të gjitha forcat e armikut dhe të çlironte të gjithë Shqiërinë e mesme dhe një pjesë e Shqipërisë së veriut”.
Pas këtyre veprimeve divizioni kreuz detyra të reja. Pasi hyri në kuadrin e Korparmatës së I Sulmusese, Brigada V Sulmuese veproi në Lumë. Ajo goditit autokolonat gjermane në rrugën Kukës -Prizrem, çliroi Lumën, Hasin, etj. Brigada I Sulmuses çliroi Krujën me luftime të përgjakshme, sulmoi armikun në Prezë dhe, së fundi, hyri në Tiranë, për çlirimin e kryeqytetit. Brigada IV Sulmuese veproi në zonën e Elbasanit dhe u shkaktoi autokolonave jermane humbje të rënda, Së fundi, edhe Brigada IV Sulmuses sulmoi armikun në Tiranë krahas me Brigadën I SUlmusese dhe brigadat e tjera të UNÇSH. Divizioni I Sulmues e mbylli kapitullin e veprimatarisë së tij luftarake me fitoren e shkëlqyer të çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1944.
Më 4 gusht 1944, me Brigadat III, VI dhe XVIII Sulmuese u formua Divizioni II Sulmues i UNÇSH i cili veproi në Shqipërinë e veriut për çlirimin e Matit, Mirditës, Lezhës, Pukës, Tropojës, Alpeve dhe Shkodrës.
Thirrja dhe pjesë nga komunikata për formimin e Divizionit II Sulmues:
…Përmes përleshjes së përgjakshme kundër tiranisë e tradhëtisë, vjen për popullin shqiptar një sihariq i ri - formimi i Divizioni II Sulmues.
Divizioni II Sulmues kalon në zonat e qarkut tuaj. Forcat e tij të gjalla janë mbrujtur me zjarrin e përpjekjeve të vazhdueshme me okupatorin e tradhtarët. Armët e tij kanë dalë për herë ngadhënjimtare kundër bandave të errësirës.
Divizioni II Sulmues do të luftojë pa mëshirë e do të ndjekë këmba-këmbës kurdoherë e kudo armiqtë e popullit, të cilët vazhdimisht e shtypën dhe e torturuan me terrorin mesjetar që i karakterizon, do t’u japë nazistëve grushte të rënda dhe ballisto-zogistëve faqezinj dënimin e tradhëtisë së tyre të ndyrë.*
Ju, bij të denjë të popullit, që s’kursyet asgjë për liri, ju që kurorëzuat armët tuaja me fitoret e lavdishme mbi armikun e tradhëtarët, ju që kini qenë gjithënjë gati ta paguani me jetën tuaj interesin e madh të popullit, forconi gjithënjë e më tepër luftën, sulmoni pa pushim nazistët e tradhtarët e vendit. Le të bjerë mbi ta rebeshi hakmarrës i popullit.
Parrulla jonë është: Përpara, gjithnjë përpara, për vdekjen e fashizmit e lirinë e popullit!
Shtabi i Divizioni II Sulmues.**
*Arkivi i Degës së Historisë Ushtarake, gusht 1944, seria A, fondi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.
**Arkivi i Degës së Historisë Ushtarake, gusht 1944, seria A, fondi i Divizionit II Sulmues.
Më 10 tetor 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, u formua Divizioni III Sulmues, i përëbër nga Brigadat XII, XIV dhe XIX Sulmuese, të cilat kishin në gjirin e tyre partizanë me eksperiencë, që ishin matur disa herë me radhë me nazifashistët dhe kolaboracionistët e vendit. Në urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm të lëshuar më 10 tetor 1944 thuhej:
“Për të njësuar veprimet e brigada tona dhe për ta bërë më të fuqishme goditjen kundër okupatorit gjerman e tradhtarëve të vendit, urdhërojmë formimin e Divizionit 3 sulmuese, i cili do të përmbledhë në gjirin e vet Brigadën e 12, 14 dhe Brigadën e 19 sulmuese”*
Me këtë rast, në urdhërin e tij Shtabi i Përgjithshëm u dërgonte përshëndetje të gjitha reparteve të Divizionit III Sulmluse dhe shprehte bindjen e plotë se ai, i përbërë nga luftëtarë besnikë të popullit tonë, do të vinte të gjitha forcat për të ngritur lart flamurin e ushtrisë sonë heroike dhe, duke i dhënë grushte vdekje prurëse pushtuesit të urryer gjerman dhe shërbëtorëve të tij, së bashkë me repartet e tjera të Ushtrisë Nacional- Çlirimtare, do të shpejtonte çlirimin e popullit dhe të atdheut tonë të dashur.
Të inkuadruara në Divizionin III Sulmuese, nën udhëheqjen e komandës së divizionit, brigadat zhvilluan luftime kundër pushtuesve nazistë, duke kryer me sukses detyrat që u vuri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Kështu ai dha kontribut të madh për çlirimin e plotë të vendit.
*Arkivi i Degës së Historisë Ushtarake, tetor 1944, seria A, dok. Ne. 3266.
Rrugëtimi i Divisionit VI Sulmues në Malin e Zi dhe Sanxhak.
Në fund të dhjetorit të vitit 1944 u formua Divizioni VI Sulmues, në përbërje të të cilit u përfshinë katër brigada:
Brigada VI Sulmuese me partizanë nga Kurveleshi, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Himara, Çamëria, Vlora, Elbasani, Saranda, Delvina, Shkodra, Puka, Tropoja, e krahina të tjera. Në këtë brigadë bënin pjesë partizanët e batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Naim Frashëri”, “Abaz Shehu”, dhe batalioni “Zaho Koka”.
Brigada VII Sulmuese me partizanë nga Skrapari, Berati, Përmeti, Korça, Fieri, Lushnja, Mirdita, Lezha, Shkodra e krahina të tjera. Brigadë e vjetër e kalitur në luftë, çliroi Beratin, mori pjesë në çlirimin e Shkodrës dhe shumë krahinave të tjera. Ajo u bëri ballë me sukses operacioneve armike sepse në radhët e saj ishin inkuadruar çetat e batalionet epara partizane të Qarkut të Beratit e të rretheve të tera me stazh të gjatë lufte.
Brigada VIII Sulmuese me partizanë të Zonës së I Operative Vlorë-Gjirokastër (Mallakastër - Vlorë - Gjirokastër - Sarandë), përkatësisht të batalioneve “Çamëria”, “Perlat Rexhepi”, “Thanas Ziko”, “Koto Hoxhi”, “Misto Mame”, “Hiqmet Dusha” (i Dëshnicës), Grupit I i Kurveleshit dhe Grupit II të Mallakastrës. Brigada VIII Sulmuese kishte marrë pjesë në luftimet për çlirimin e kryeqytetit të vendit, Tiranës.
Brigada XXII Sulmuese me partizanët e Grupit Partizan të Pezës që përbëhej nga batalionet “Maliq Muça”, “Erzeni”, “Kajo Karafili” dhe batalioni i Shijakut, batalione këto të krijuara që në vitin 1943.
Komandant i Divizioni VI Sulmuesu caktua kolonel Gjin Marku, komisar kolonel Njazi Islami (një kohë Myzafer Spaho). Komandant i Brigadës VI Sulmuese ishte major Jaho Gjoliku, komisar Xhule Çiraku. Komandant i Brigadës VII Sulmuese ishte Musa Daci, komisar Qazim Kapisyzi. Komandant i Brigadës VIII Sulmuese ishte major Feti SMokthina, komisa majo Rasim Bazo. Komandant i Brigadës XXII Sulmusese ishte Sali Verdha, komisar Nimet Ymeri.
Divizioni VI Sulmuese kishte një efektiv prej 6050 partizanësh, nga këta 1550 të Brigadës VI Sulmuese, 1600 të Brigadës VII Sulmuese, 1500 të Brigadës VIII Sulmuese dhe 1400 të Brigadës XXII Sulmuese. Gjithësej njësitë e divizionit kishin 429 mitralozë të lehtë, 100 mitralozë të rëndë, 40 mortaja të vogla, 16 mortaja 81 mm, 22 pushkë kundratanke dhe 8 topa.
Më vonë në radhët e Divizionit VI Sulmues u shtuan mijëra shqiptarë të Kosovës e të trevave shqiptare në Mal të Zi e Sanxhak.
Disa kohë më vonë, mbi bazën e 6 baterive të artilerisë dhe morajave u formua Brigada e Artilerisë së divizionit që përbëhej prej 3 grupeve artilerie me 36 gryka zjarri.
Nga muaji prill deri në muajin dhjetor të vitit 1954, në Divizionin VI Sulmues u inkuadrua edhe Brigada III Sulmuese, njëra nga brigadat e para të UNÇSH, brigadë me përvojë dhe një rrugë luftarake të gjatë.
Më 4 dhjetor 1944 Shtabi i Përgjjithshëm u vuri divizionit detyrën që:
“Të sulmojë e të shkatërrojë pikëmbështetjet gjermane në Bloçe, në Tuz dhe të marrë pjesë bashkë me forcat malazeze në çlirimin e Podgoricës. Pas plotësimit të këtyre detyrave Divizioni VI do të vihet në ndjekje të armiqve drejtë Sarajevës.”*
*AQU, Fondi 212, “Urdhër i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare”, datë 4/12/1944.
Urdhëri i Shtabit të Përgjithshëm qartësonte detyrën e afërt dhe të largët të divizionit. Luftëtarët e divizionit të ndërgjegjshëm për misionin që u ngarkohej për t’u rreshtuar në vijat e të njëjtin front lufte me forcat aleate hynë në luftime me vendosmëri, me besim të plotë në kauzën e drejtë të luftës që bënin kombet kundër fashizmit dhe përherë, nga dita e parë e kalimit të kufirit deri në ditën e fundit të luftimeve në 14 shkur 1945 ushtonte thirrja: “Do ta ndjekim egërsisën nazisfashiste gjer në strofkën e fundit të saj në Berlin." Thirrja “Berlin! Berlin!” i shoqëroi luftëtarët e divizionit në hapat e para përtej kufirit gjer në mbarim të luftës.
Kur Divizioni VI Sulmues kapërceu kufirin dhe filloi luftimet e ditëve të para në Mal të Zi, në gazetën “Jehona e Shkodrës”, në një shkrim të atyre ditëve shtrohej pyetja: “Përse kapërceu kufirin ushtriajonë?” dhe shpjegimi ishte ky. “Në këtë luftë të pashembullt në historinë e njerëzimit popujt janë vëllazëruar, kanë vuajtur dhe janë shtypur të gjithë po prej të njëjtit armik… Prandaj na, të vendosur gjer në fund dhe besnikë të rrugës që kemi marrë, kapërcyem kufijtë shtetërorë për të ndjekur këmba këmbës Korparmatën XXI gjermane që është praparoja e ushtrisë hitleriane.
Mburremi kur me fitoret të reja komunikatat e Shtabit tonë të Përgjithshëm dhe të Aleatëve përmendin brigadat tona heroike. Me fitoret e reja po çimentojmë dhe garantojmë përjetësinë e pavarësisë sonë kombëtare që jo vetëm do ishte në rrezik, por nuk do të kishim as edhe të drejtë ta çelim gojën që sot me kaq besnikëri de patriotizëm vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të ndjekim deri në fund, deri në shkatërrimin e plotë të armikut të njerëzisë, deri në vendosjen e paqes, në tryezën e së cilës me pot të drejtë do të marrim pjesë”*
*Gazeta “Jehona e Shkodrës”, dhjetor 1944
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Kronikë e Ditëve të Stuhishme (bot. II) - Tiranë, 1972. (Botim i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore). Autorët: Lefter Kasneci, Raqi Janushi, Stiliano Sallabanda. Redaktimi dhe plotësimi i këtij botimi u bë nga Hysni Bendaj.
Divizioni VI Sulmues në fletët e një ditari. (Luftimet dhe veprimet e Divizionit në Mal të Zi, Bosnjë, Sanxhak, Kosovë dhe Maqedoni) - Tiranë, 2006. Autor: Resul Bedo.