5 qershor 1939 - Me nxitjen e agjentëve britanikë të S.O.2 me bazë në Mbretërinë Jugosllave* u formua çeta e Pezës, me rreth 4-5 vetë, nën drejtimin e Myslim Pezës, e cila zhvilloi aksione të kufizuara kundër milicisë fashiste gjatë gjithë vitti 1940. Në këtë kohë Myslim Peza krijoi marrëdhënie me grupin komunist të Korçës, që drejtohej nga Enver Hoxha, i cili do të furnizonte çetën me aktivistë vullnetarë nga Tirana.
*Si aleatë të Greqisë. Pas kapitullimit, lidhjet e Myslim Pezës me Mbretërinë Jugosllave dhe agjentët britanikë do të shkëputeshin dhe Myslim Peza do të lidhej përfundimisht me LANÇ.
27 shtator - U formua Çeta e Martaneshit nën komandën e Baba Faja Martaneshit.
1 prill - U formua Çeta e Kurveleshit. Me krijimin e saj, çeta kaloi nga një fshat në tjetrin për të organizuar dhe ngritur këshillat nacional-çlirimtare, për të propaganduar luftën antifashiste nacional-çlirimtare. Çeta e kurveleshit u bë objekt i një fushate propagandistike dhe të armatosur të pushteti fashist, i cili zhvilloi disa operacion në krahinën e Kurveleshit me qëllim asgjësimin e çetës. Si kundërpërgji Çeta e Kurveleshit vrau disa persona kyç të pushtetit fashist si Safet Selimi në Bolenë, Jup Brahimi në Kuç, Gani Shehu në Nivicë, etj*. Në këto aksione mbeti i vrarë Dalip Tare. Çeta organizoi disa aksione kundër milicisë fashiste në Zhur të Gusmarit, në Garxhun, në Ujë të Ftohtë të Tepelenës, etj.
Më 29 tetor 1943 u rrethua dhe u dogj postkomanda e Kuçit, u vranë brigadieri i postës me gjithë karabinierët italianë dhe rreth 80 xhandarë të postës u dorëzuan. Nga ana e çetës ra dëshmor Sulo Lala. Pas këtij aksioni, armiku me forca të shumta, erdhi të hakmerrej, duke djegur disa shtëpi dhe duke arrestuar disa persona por u largua shpejt.
Më natën e 27 nëntorit 1942 çeta rrethoi nënprefekturën e Gusmarit dhe bëri thirrje që forcat fashite të dorëzoheshin. Milicët u dorëzuan pa bërë luftë dhe në 28 nëntor 1942 krahina e Kurveleshit u shpall e çliruar. Në fshat u zgjodh këshilli nacional-çlirimtar krahinor i Kurvelshit, i cili kreu funksionet e pushtetit popullor deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Pas 28 nëntori forcat pushtuese nuk mundën të vendosnin më regjimin e tyre në Kurvelesh. Forcat armike e shkelën krahinën vetëm gjatë operacionit nazist të qershorit në vitin 1944.
*Këta persona janë cilësuar në literaturën e komunzimit si spiunë të rrezikshëm të fashizmit por nuk jepen detaje.
27 prill - Në katundin Grabovicë u formua Çeta e Gorës, një ndër çetat më të vjetra jo vetëm në qarku e Korçës, por edhe në të gjithë Shqipërinë.
Në këtë çetë morën pjesë në fillim 30 veta. Bazën e kishte në krahinën e Gorës, por ka lëvizuar edhe fushës së Korçës, në fshatrat Dushar, Lozhan, etj.
Pasi kaloi në krahinën e Mokrës, mori pjesë në luftimet për shpartallimin e forcave fashiste të postës së karabinierisë së Moçanit.
Më 16 shkurt 1943, bashkë me çetat e tjera partizane të qarkut të Korçës, mori pjesë në aksionin e Voskopojës. Në këtë luftim partizanët e kësaj çete dhanë një kontribut të madh për shpartallimin e garnizonit fashist dhe për thyerjen e kundërsulmeve të mëvonshme që ndërmorën fashistët italianë, për t’i ardhur në ndihmë garnizonit të rrethuar.
Më 31 janar 1943, partizanët e Çetës së Gorës, në bashkëveprim me partizanë të tjerë, morën pjesë në lftuimin kundër garnizonit armik të Snosmit. Në njëkohë kur posta u rrethua plotësisht, në ndihmë të garnizonit arritën nga Elbasani forca të sumta të armikut. Lufta u ndez e ashpër dhe zgjati gati 8 orë Auokolona armike prej 200 vetësh, që erdhi për ndihmë, u shpartallua krejtësisht. U vranë 6 ushtarë dhe 8 u plagosën, kurse pjesa tjetër u zu rob. Midi tyre kishte 5 oficerë dhe 11 nënoficerë.
Në luftë e sipër çeta jo vetëm që u rrit në numër, por u pregatit për luftime edhe më të mëdha, njëri nga më të rëndësishmit e të cilëve qe ai i 16 majit 1943 për çlirimin e qytetit tëLeskovikut. Në këtë luftë partizanët e kësaj çete dhanë shembuj trimërie dhe heroizmi.
10 tetor - Në katundin Sheper të Lunxhërisë u formua çeta partizane "Koto Hoxhi" me një efektiv prej rreth 60 partizanësh nga qyteti i Gjirokastrës dhe krahinat e tij. Një nga udhëheqësit e saj ka qenë Themi Vasi (dëshmor). Çeta vepronte në krahinat e Lunxhërisë, Zagorisë, Dropullit dhe Pogonit. Bazën kryesore e kishte në katundin Nivan të Zagorisë.
20 tetor - Formohet Çeta e Kolonjës në krahinën e Kolonjës.
1 nëntor - Në katundin Gjergjevicë u formua çeta partizane e Ostrovicës.
2 dhjetor 1942 - U formua çeta e Kuçovës në katundin Sheqëz, me një efektiv prej 36 vetësh. Ajo u formua mbi bazën e njësitit partizan të Kuçovës dhe njësitit gueril të qytetit të Kuçovës, që ishin formuar qysh në fillim të vitit 1942, në pjesën më të madhe nga punëtorët.
Me formimin e çetës u mor organizata e PKSH për Kuçovën. Ajo kishte celulën e saj komuniste, në të cilën, në fillim, bënin pjesë 4 komunistë. Celula udhëhiqte gjithë veprimtarinë e çetës.
Çeta e Kuçovës ka qarkulluar dhe ka zhvilluar luftime në krahinën e Kuçovës, Sulovës, Shpiragut, Roskovecit dhe Myzeqesë. Ajo u morr me ngritjen e këshillave nacionalçlirimtarë në të gjithë ato fshatra të rrethit ku nuk ato ishin ngritur ende, zhvilloi një punë të gjithanshme politike me fshatarët, duke demaskuar fashizmin dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe duke ftuar fshatarët në luftë pa kompromis kundër pushtuesve fashistë dhe kolaboracionistëve.
Qysh në fillimin e ekzistencës së saj, çeta i doli zot krahinës ku vepronte. Prej dhjetorit 1942 deri në prill 1943 kreu një varg goditjesh kundër forcave fashiste italiane, duke vrarë rreth 30 veta, veç të plagosurve. Herë pas here ajo hapte depot e ndryshme ku fashistët kishin grumbulluar drithëra nga të dhjetat dhe ua shpërndanin popullit.
Çeta kreu një varg aksionesh brenda në qytet, si djegien e depove me karburant, prerjen e tubacioneve të vajgursjellësit Kuçovë - Vlorë, etj. Më 17 dhjetor 1942, në bashkëpunim me fshatarët e katundit MOravë dhe Orizaj, çeta preu linjat telefonike dhe telegrafike në drejtim Ura e Hasan Beut - Berat, duke harruar dhe hedhur përtokë 127 shtylla telefonike. Gjithashtu, pjesëtarë të çetës së Kuçovës kryen atentate kundër drejtorit të Bankës së Beratit në maj 1943 në këtë qytet dhe kundër Lec Kodelit (i etiketuar si kriminel fashist) në qershor 1943 në Kuçovë.
Mbi bazën e çetës së Kuçovës më vonë u krijua Batalioni i Kuçovës. Shumë nga partizanët e çetës së Kuçovës kanë rënë dëshmorë. Ndër ta veçojmë Tafi Skëndon, Gaq Karakashin, Sabri Rapushin, etj.
27 nëntor - Në qarkun e Gjirokastrës u formua çeta partizane "Avni Rustemi".
27 nëntor - Në qarkun e Gjirokastrës u formua çeta partizane "Hajredin Tremishti".
22 dhjetor - Formohet Çeta e parë e Myzeqesë.
22 dhjetor - U formua Çeta e Dumresë.
15 janar - Në katundin Kolonjë u formua çete a dytë partizane e Myzeqesë me rreth 30 partizanë nga kjo krahinë. Çeta vepronte në të gjithë Myzeqenë. Bazën kryesore e kishte në katundin Kolonjë.
25 janar - Në katundin Kovaçishtë u formua çeta partizane e Leskovikut me partizanë nga kjo krahinë dhe nga qyteti i Korçës. Çeta vepronte në krahinën e Leskovikut. Bazën kryesore e kishte në katundin Radovë.
Nga vera e vitit 1943 shumica e partizanëve të çetës kaluan në Brigadën I Sulmuese. Pjesa tjetër në batalionin "Hakmarrja".
27 janar - Në rrethin e Tepelenës u krijuan çetat partizane “Selam Musa” dhe “Verikoll”. Në përbërjen e tyre morën pjesë luftëtarë të njësive guerile të krahinës që vepronin qysh gjatë vitit 1942.
Në organizimin ekëtyre çetave ka luajtur rol të madh Abaz Sheshu (Hero i popullit), i cili në atë kohë ishte përgjegjës politik për rrethin e Tepelenës.
Të dy çetat bënë një punë të madhe për ngritjen e këshillave nacional-çlirimtare dhe për mobilizimin e popullsisë së krahinës së Tepelenës, dhe në mënyrë të veçantë të krahinës së Lopsit dhe Krahësit, në luftë për çlirimin e vendit.
Çetat sulmuan dhe shkatërruan postat e karabinierisë italiane në Sinanaj, Krahës e Buz, të rrethit të Tepelenës, dhe prenë linjat telefonike të armikut për zonat Tepelenë - Fier - Tiranë, Tepelenë - Gjirokastër dhe Tepelenë - Berat.
Nga luftimet më të rëndësishme që kanë zhvilluar këto çeta, është lufta e Qafës së Miricës, që filloi në mbrëmje e 25 qershorit dhe vazhdoi deri më 1 korrik 1943. Partizanët dhe vullnetarët e zonës luftuan kundër forcave fashiste në Mogila të Vasjarit dhe pastaj në Rap të Dervenit. Fashistët italianë, megjithëse të përkrahur nga artileria dhe aviacioni, jo vetëm nuk mundën të vazhdoin mësymjen, por u tërhoqën në pani. Në këto luftime ata lanë 26 të vrarë, shumë të plagosur, rreth 70 robër dhe shumë material luftarak.
Në gusht të vitit 1943, nga bashkimi i çetave “Selam Musa” dhe “Verikolli”, (që u quajt më vonë “Ismail Kaso”) u formua batalioni partizan që mori emrin “Baba Abaz”, i cili u vra në luftime.
2 shkurt - U formua çeta “Çamëria” në fshatin Markat të Konsipolit, në fillim me një efektiv prej rreth 20 vetësh. Brenda një kohe të shkurtër, çeta u rrit me 100 dhe më vonë kaloi 250 vetët. Partizanët që bënin pjesë në të ishin nga katundet e Vurgut, Konispolit, Delvinës, etj. Një ndër organizatorët e saj ka qenë edhe heroi i popullit Lefter Talo (minoritar grek).
Çeta “Çamëria” veproi në katundet e rrethit të Konispolit. Partizanët e saj zhvilluan një aktivitet të gjerë luftarak dhe propagandistik në dobi të Luftës Nacional-Çlirimtare, ngritën këshilat nacional-çlirimtare, shpërndanë në popull bereqetin që kishte grumbulluar armiku nga fshatarët për nevojat e veta dhe zhvilluan një varg luftimesh kundër forcave fashiste.
Nga fundi i shkurtit 1943 çeta sulmoi në befasi postën armike të Sopikut dhe bëri që të dorëzohen gjithë karabinierët që ndodheshin në të.
4 shkurt - Në katundin Klos u formua çeta “Plakë” e Mallakastrës me luftëtarët e njësitit partizan të fshatrave të Mallakastrës, që ish formuar qysh në vitin 1942. Në fillim në radhët e çetës morën pjesë 25 vetë, por shpejt efektivi u rrit. Që me krijimi, komandant i çetës u caktua Mehmet Shehu dhe zëvendë-komandant Dervish Hekali.
Zona ku vepronte çeta ishte krahina e Mallakastrës, kurse bazën kryesore e kishte në katundin Hekal. Ajo ka zhvilluar një aktivitet të gjerë propagandistik dhe luftarakt të Mallakastrës.
Më 10 shkurt 1943 forcat e kësaj çete, së bashku me ato të çetës “Plakë” të Vlorës, zhvilluan luftën e patosit.
Një nga luftimet më të mëdha që ka kryer çeta “Plakë” e Mallakastrës, është ai që u zhvillua në bashkëveprim me forcat vullnetare territoriale kundër operacionit që ndërmorën forcat fashiste italiane në qershor e korrik të vitit 1943 në gjthë krahinën e Mallakastrës.
Më 5 gusht 1943 mbi bazën e kësaj çete u formua batalioni “Ismail Klosi” me një fektiv prej 150 vetësh. Në kuadrin e batalionit partizanët e kësaj çete morën pjesë në luftimet kundër çetës së Isa Toskës*.
Më 8 tetor u krijua Grupi i Mallakastrës, në përbërje të cilit hynë edhe forcat e batalionit “Ismail Klosi” dhe ato të batalionit “Seman”, kurse më 1 nëntor 1944 mbi bazën e këtij grupi u formua Brigada XI Sulmuese.
*Në literaturën e komunizmit është cilësuar si bandë kriminale.
15 shkurt - Në katundin Sopot të Dibrës u formua çeta e Grykës së Madhe dhe e Grykës së Vogël. Çeta vepronte në krahinën e Zerqanit. Bazën kryesore e kishte në Strikçan.
23 shkurt - U formua çeta partizane Pukë-Mirditë me partizanë nga qyteti i Shkodrës dhe nga rrethet e Pukës s Mirditës, sipas udhëzimeve të komiteti qarko për Shkodrën. Komandant i çetës u caktua Andon Bullaci (dëshmor). Çeta vepronte në zonën e Gomsiqes, Dushit, Mllojë, Karma, Qerreti i Pukës e deri në Blinisht të Pukës. Me formimin e batalioni “Perlat Rexhepi” partizanët e Çetës Pukë-Mirditë hynë në përbërjen e tij.
13 mars - Në katundin Petran të Përmetit u formua çeta "Musa Fratari" me partizanë nga qyteti i Përmetit dhe katundet përreth. Çeta vepronte në Goricë, Dëshnicë dhe Rrëzë. Bazën kryesore e kishte në katundin Badëlonjë të Rrëzës. Mo vonën u inkuadrua në batalionin "Naim Frashëri".
16 mars - Në katundin Kraps të Fierit u formua çeta partizane “Ismail Qemali” me partizanë të njësitit të Krapsit dhe vullnetarë nga fshatrat Dukas, Verbas, Zharrëz, Kraps, Plyk, Lalar, Rerës e Margëlliç. Komandant u zgjodh Beqir Zaloshnja, nënkomandant Banush Plyku, komisar Myzafer Trebeshina. Çeta vepronte në krahinën e myzeqesë në fshatrat rreth e rrotull Fierit. Bazën kryesore e kishte në katundin Kraps.
Ajo zhvilloi luftime të shumta deri sa u kthye në batalion dhe më vonë iu bashkua fillimisht Grupit III Fier-Mallakastër e më pas Brigadës XI Sulmuese.
Nga gjiri i saj dhanë jetën shumë partizanë, të cilët janë shpallur dëshmorë: Dino Ismaili, Dino Ymeri, Harrilla Bozdo, Lipi Dhima, Lipi Fiku, Llambi Bego, Llaqi Shyti, Llazar Papa, Loni Papuçiu, Mark Dashi, Mehmet Kallashi, Miço Plaka, Mihal Syziu, Naun Kaçaku, Ndrekë Çuçi, Pilo Filka, Rakip Kryeziu, Riza Kallashi, Rauf Nallbani, Shyqyri Behari, Todi Shkurta, Tomi Çibuku, Vangjel Capo, Vangjel Rusku, Vasil Peçuke etj.
8 prill - Në katundin Mazhar të Drashovicës u formua çeta partizane "Halim Xhelo" me 55 partizanë nga Mavrova, Drashovica dhe Gumenica. Bazën kryesore ajo e kishte në Lapardha. Më 20 qershor 1944 kjo çetë u inkuadrua në batalionin "Halim Xhelo".
15 prill - Në katundin Dolonat u formua çeta partizane e Nahies me partizanë e vullnetarë nga krahina e Nahijes. Çeta vepronte në katundet e Nahijes. Bazën kryesore e kishte në katundin Osmanzezë.
3 maj - Në katundin Sevaster u formua çeta partizane "Kanan Maze" prej rreth 30 partizanë nga Sevasteri. Zona ku vepronte ishte krahina e Sevasterit. Më 22 qershor 1943 kjo çetë, në atë kohë kishte 60 partizanë, hynë në batalionin "Ismail Qemali".
5 qershor - Në katundin e Shalës së Mesaplikut u formua çeta "Zigur Lelo" me 24 partizanë nga katundet e Mesaplikut. Ajo vepronte në krahinën e Mesaplikut. Bazën kryesore e ka patur nëRamicë. Më 20 qershor 1943 u inkuadrua në batalionin "Halim Xhelo".
9 qershor - Në katundin Tragjas u formua çeta partizane "Hodo Zeqiri" me 24 partizanë nga katundet Tragjas, Dukat dhe Radhimë. Bazën kryesore e kishte në Tragjas. Më 22 qershor kjo çetë u inkuadrua në batalionin partizan "Ismail Qemali".
14 qershor - Në katundin Gorisht u formua çeta partizane "Halim Rakipi" me 5 partizanë nga fshatrat Penkovë, Vëzhdanisht dhe Treblovë. Bazën kryesore e kishte në Gorisht. Më vonë u inkuadrua në batalionin "Ismail Qemali".
23 qershor - Në katundin Kuç të Kurveleshit u formua çeta partizane "Toto Bolena" me 50 partizanë nga katundet e krahinës së Kurveleshit. Çeta veproi në krahinën e Kurveleshit. Bazën kryesore e kishte në katundin Kuç.
15 korrik - Në katundin Stegopull u formua çeta partziane e "Rinisë", e cila më vonë mori emrin "Sulo Hyso". Që në fillim kjo çetë kishte një fektiv prej 80 partizanësh. Komandant u zgjodh Balil Peçi (dëshmor). Çeta vepronte në qarkun e Gjirokastrës.
1 gusht - Në katundin Vuno u formua çeta partizane e Bregut (Himarës) me 60 partizanë nga fshatrat e bregdetit. Komandant i çetës u zgjodh Zaho Koka (dëshmor). Bazën kryesore e kishte në katundin Vuno dhe vepronte në të gjithë krahinën e bregdetit.
9 gusht - Në katundin Llongo u formua Çeta e Dropullit të Sipërm me 35 partizanë minoritarë nga katundet e Dropullit, Pogonit dhe rrëzës së Delvinës. Çeta vepronte në krahinat e Dropullit të Sipërm dhe Pogonit. Bazën kryesore e kishte në katundin Llongo. Çeta më vonë hyrë në përbërje të batalionit minoritar "Thanas Ziko".
12 gusht - Në katundin Kajcë, u formua Çeta e Dëshnicës me 20 partizanë nga katundet Dëshnicë. Zona ku qarkullonte dhe luftonte ka qenë krahina e Dëshnicës. Bazën kryesore e ka patur në Kajcë.
20 gusht - Në katundin Llakatund u formua çeta partizane "Bashkimi" me 40 partizanë të katundeve të krahinës së Topalltisë ku dhe vepronte.
Më 20 shtator 1943 kjo çetë, me një fektiv prej 90 partizanësh, u bë pjesë përbërëse e batalionit “Perlat Rexhepi” të Vlorës.
25 gush - Në katundin Vranisht u formua çeta "Sali Murati" me 30 partizanë nga vullnetarët e Vranishtit. Çeta veçronte në zonën e Mesaplikut. Më vonë ajo u inkuadrua në batalionin "Halim Xhelo".
25 gusht - U formua Çeta e Gollobordës, e cila më vonë mori emrin e komandantit të saj të rënë dëshmor - “Ahmet Çamit”. Ajo përbëhej nga vullnetarë të minoritetit Bullgaro-Maqedon të Gollobordës dhe partizanë të tjerë të dërguar nga Batalioni i Dibrës. Batalioni vepronte në krahinën e Gollobordës.
9 shtator - Në katundin Pishë-Poro të Myzeqesë u formua çeta e tretë partizane e Myzeqesë me 100 partizanë të kësaj krahine. Çeta vepronte në fshatrat e Myzeqesë. Komandant i çetës u zgjodh Loni Mone (dëshmor). Bazë kryesore e kishte në katundin Pish-Poro. Më 20 shtator 1943, u inkuadrua në batalionin "Perlat Rexhepi".
20 dhjetor - Në fshatin Poliçan* të Zagorisë u formua çeta partizane "Kastriot Muço" me 60 partizanë të krahinës së Pogonit.
*Fshati Poliçan i përket minoritetit grek në Shqipëri.
Burime
Lista e burimeve që janë shfrytëzuar për materialin e shkruar dhe ilustrativ:
Kronikë e Ditëve të Stuhishme (bot. II) - Tiranë, 1972. (Botim i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore). Autorët: Lefter Kasneci, Raqi Janushi, Stiliano Sallabanda. Redaktimi dhe plotësimi i këtij botimi u bë nga Hysni Bendaj.
Epopeja e Lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare - foto album